Ekspozita Ik mos shiko mbrapa nga Diti Capuni ( foto instagram)
Piktorja Diti Çapuni vjen me një ekspozitë të re në pikturë me titullin intrigues " Ik mos shiko mbrapa". Ajo tregon me detaje stilin e përzgjedhur dhe qëllimin e hapjes së kësaj ekspozite ku protagonist është emocioni. Ekspozita vijon të jetë e hapur TE GALERIA, ku artistë janë studentët e liceut “Jordan Misja”.
Diti Capuni ( foto instagram)
CMG: Ku qëndron e veçanta e kësaj ekspozite?
Diti Çapuni: E veçanta e këtij projekti të quajtur “Ik mos shiko mbrapa” është antidot vizual i stereotipit te pashprehshmërisë të ekspozuar para nesh, kohë e kohë më parë në të përditshmen e zakonshme . Këtë herë brenda imazhit është fshehur një rrefim.
CMG: Si nisi ky udhëtim në bashkëpunim me nxënësit?
Diti Çapuni: Kështu nisim një tjetër udhëtim magjepsës në shoqërinë e Arbit, Adeles, Livias, Danielit dhe Melinës. Përgatitja për këtë rrëfim vizual është e ngarkuar me një potencial pamor nga tekstet e shkruara.
Shkronjat, grafemat, përveçse kanë një kuptim e një tingull të lidhur me gjuhën e folur e të shkruar janë edhe simbole figurative.
Duke qenë shkronja ato mund të lexohen edhe si imazhe. Ndriçuesit mesjetarë e kishin vënë re këtë kur e transformuan kapakun e një libri në një kryevepër të vogël artistike figurative, bazuar në format gjeometrike të inicialeve të ndryshme. Disa gjuhë të vjetra në botë e kanë përdorur shkrimin në një formë të lartë vizuale, duke e veshur me karakteristika dhe vlera estetike.
Ndërsa në kulturen botërore prej periudhës klasike me të ashtuquajturën “ Carmina figurativa” dhe më pas në shek XX me kaligrafinë janë shkruar poema pamore. Këto janë tekste poetike të shpërndara përgjatë një imazhi të lidhur me vetë përmbajtjen.
Nga më te famshmet është Guillaume Apollinaire. Në atë periudhë kohore janë të famshme edhe veprat me "Fjalen Liri" të futuristit Tommaso Marineti. Ky eksperiment hapi horizonte të reja për letërsinë dhe grafiken.
CMG: Pse ndaleni tek "Fjalët" në këtë ekspozitë?
Diti Çapuni: Fjalët nuk kanë as kuptim të vërtetë. Ato ngjallin zhurma, uleërima, plumba, këngë me një efekt të jashtëzakonshëm sinestetik.
Kështu në fillim te shek te XX të tjerë artistë si Paul Klee duke u nisur nga piktura arriti me shkrimin e një mënyre krejt tjetër, një marrëdhënie të re mes tekstit, formave dhe ngjyrave. Çdo shkronje futet në një katror, i cili vetëndahet në dimesione të reja me një formë gjeometrike të imagjinuar. Pjesë të ndryshme kanë ngjyra të ndryshme, të tilla që sipërfaqja ndërmjet dy shkronjave mos të shikohet si boshllëk, por si një figurë që ngjan me nje imazh të njohur ose jo... edhe në gjuhën tonë mund të arrihet në këtë lloj shprehjeje figurative.
Pikture nga Ekspozita Ik mos shiko mbrapa nga Diti Capuni ( foto instagram)
CMG: Si do t’i përshkruanit, ngjyrat të cilat janë përdorur në piktura?
Diti Çapuni: Kështu grija e natës korrespondon me tonet e zbehta, zjarri i të kuqes përputhet me qendrën që dominon imazhin, e diku përhapja e toneve blu të ftohtë merr drite argjendi nga e bardha e mëngjesit.
Ashtu si këta artistë të mëdhenj që nuk shpikën shkrimin, por zbuluan një qëndrim te ri estetik, edhe në projektin tonë do të shihni nje marrëdhënie mes tekstit dhe imazhit në ekstrem, duke shpikur te ashtuquajturat pseudografema -shenja minimale të nje alfabeti të ri “primitiv” , të pa kontaminuar, dhe shumë ekspresiv.
Ashtu si në vitet 1920 kur shpërtheu fenomeni DaDa-ist që u dallua për një krijimtari përçarëse e që përfshiu natyrshëm grafikën dhe letërsinë si kujtojmë ne veprën e Tzara’s, Balla’s dhe Hausmann edhe në vizatimet tona duken sikur shkruhen fjale të lira, që nuk kërkojnë kuptim të ri.
Sikur Tristan Tzara kur thoshte-“merrni një gazetë, merrni edhe një gërshërë, priteni ne gjatësinë që doni, zgjidhni fjalën që doni, rikompozoni mbi të një rregull të ri, spontan, te lire nga kuptimi i parë, do shihni të formohet nje imazh i ri qe as e kishit imagjinuar”.
Kështu dolën në dritë të re, këtë herë koncepte që ve në qendër të aresyetimit dhe shprehjes artistike estetikën e imazhit. Fjala tani mban vetvetën me ose pa imazh, ndriçohet, duket si objekt abstrakt, dhe tregohet si nje veper figurative. Herë duket si kryqezim fjalësh që formojnë një fjalë të re, dhe kur përdoret fshirja si nje gjest shume i thjeshtë artistik krijohen situata abstrakte që levizin e nuk qëndrojnë statike.
Duke ndërtuar e prishur, ndërtuar e fshirë na u shfaq nje kozmos i panjohur pesha e të cilit është me i rëndë se fjalët.
Diti Capuni ne ekspozite ( foto instagram)
CMG: Pra ju rastësisht kuptuat një anë tjetër të artit të pikturës?
Diti Çapuni: Në këtë lloj te ri të shprehuri, konceptual, luhet një lojë jashtëzakonisht e bukur kreative që quhet kontaminim vizual-verbal. Figurat dhe shkrimi lindin nga gjesti i luhatshëm i dorës. Nga rrëshqitja në një siperfaqe ku peneli lë shenja, të cilat janë gjurmë idesh dhe kujtim i nje pasazhi.
Të vizatuarit dhe të shkruarit është gjithashtu dëshirë apo nevojë për të memorizuar. Gjuha ka një energji qe lëshohet në shumë drejtime, si udhë për t’u gjurmuar në fletë. Dhe kështu kjo përvojë e re te çon pas ne histori, kur prej fillimit të kesaj gjuhe të shkruar, e shprehur shkrimi ish i pranishem në çdo veper te lashtësisë dhe shpesh i drejtohej nje përdoruesi që nuk dinte të lexonte. Sepse fjala e shkruar si atëherë shekuj më parë edhe sot më tepër se për kuptimin e tyre, përdoren të stimulojë dëgjimin dhe shikimin, duke evoluar nje sërë imazhezh që u referohen të tjerëve e që në mënyrë misterioze e të pavetëdijshme bëhen simbole te gjëndjeve mendore.
CMG: Çfarë ju frymëzoi më tepër për ta realizuar këtë ekspozitë?
Diti Çapuni: Jemi frymëzuar nga ky potencial pamor i shek.XX ndoqëm një renditje te shkathët te shkronjave e fjaleve, duke i dhenë kompozimit figurativ një formë të re shprehje. Duke i parë gjatë shikuesi provokohet, i zgjohet kureshtja të zbulojë sekrete të thëna e të pathëna, të reflektojë ndaj fuqisë që ka imazhi i shkruar, ekspresiviteti i të cilit është si të zbulosh një medium të ri për të pikturuar. Gjatë kësaj kohe realizimi here pas here dukej sikur i iknim imazhit për të zbuluar kode e fjalë që më pas dëshironim t’i fshinim. Por një gjë e themi me bindje, u çliruam nga frika, ndrydhja, materialja, pesha e detajit, teknikat e mesuara e mjeshteria.
Pikture nga Ekspozita Ik mos shiko mbrapa nga Diti Capuni ( foto instagram)
CMG: Ku mendoni se ndodhet mjeshtëria tek ekspozita juaj?
Diti Çapuni: Mjeshtëria tani tregohej që pasi e kishe ndërtuar veprën ta “shkaterroje” , e pastaj ta ndërtoje e prapë ta shkatërroje deri sa gjenim një rend të ri përsëri të ekuilibruar . Kërkimi për të zotëruar këtë gjuhë të “re” si me të vjetrën e gjuhëve, te parën e shkruar, i bashkohet nje realiteti të papreçedentë të botës që priret te dominohet nga imazhi vizual.
Në historinë e gjatë qe përfshiu aktin e të vizatuarit e të shkruarit nuk duhet harruar që gjithçka është e lidhur me evolucionin e shoqërisë njerëzore, prej njeriut primitiv tek njeriu qe del nga teknologjia, media, publiciteti dhe ndërhyrja e tyre në art. Dhe keta djem e vajza kështu kanë shpallur unin e tyre, si produkt inteligjent i imazhit te vetvetes.
Dukshëm shques është altruizmi kulturor që lexohet në fjalorin artistik e që përcakton një komunikim plot ndjenjë e intimitet.
CMG: Pse duhet ta vizitojmë këtë ekspozitë?
Diti Çapuni: Për një arsye të vetme që është : "Të njohim vetveten"
Intervistoi:Megi Latifi