Kryediplomati: Kina e Afrika kanë hyrë në një epokë të re të bashkësisë me të ardhme të përbashkët
2023-05-26 14:36:14

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Foto nga Chinese Foreign Ministry

Zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Afrikë është përshpejtuar dhe të dy palët kanë hyrë në një epokë të re të ndërtimit të një bashkësie më të ngushtë me të ardhme të përbashkët të drejtuar nga parimet e politikës së Kinës për Afrikën, sinqeriteti, rezultatet konkrete, miqësia dhe besimi gjatë dekadës së kaluar, tha të enjten këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang

Gjatë pjesëmarrjen në pritjen për Ditës e Afrikës që u zhvillua në Pekin,  ministri i Jashtëm kinez uroi gjithashtu Organizatën e Bashkimit Afrikan për 60-vjetorin në emër të qeverisë kineze, duke vënë në dukje se Afrika është bërë një forcë e rëndësishme me ndikim global dhe ka një status ndërkombëtar në rritje.

Sipas tij, Kina ka qenë partnerja më i madh tregtare e Afrikës për 14 vjet me radhë dhe të dy palët kanë ndërtuar së bashku më shumë se 10 000 kilometra hekurudha dhe pothuajse 100 000 kilometra rrugë, si edhe një numër të madh aeroportesh, portesh, urash, centralesh energjitike dhe infrastruktura të tjera të rëndësishme. Të gjitha këto kanë luajtur një rol vendimtar në nxitjen e zhvillimit ekonomik e shoqëror dhe përmirësimin e  jetesës së njerëzve në Afrikë.

Duke hyrë në një epokë të re të ndërtimit të një bashkësie më të ngushtë me një të ardhme të përbashkët Kinë-Afrikë, theksoi Qin, Kina dhe Afrika duhet të forcojnë unitetin dhe bashkëpunimin më shumë se kurrë.

Ai u bëri thirrje të dy palëve të mbrojnë me forcë të drejtat dhe interesat e ligjshme të njëra-tjetrës dhe të forcojnë më tej mbështetjen e ndërsjellë për çështjet lidhur me sovranitetin, zhvillimin dhe dinjitetin.