Ministri kinez i Tregtisë takon sekretaren e Tregtisë të ShBA-së
2023-05-26 14:27:25

Foto nga VCG

Ministri kinez i Tregtisë Wang Wentao, i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Mbledhjen e Ministrave Përgjegjës për Tregtinë të APEC-ut, u takua të enjten në Uashington me sekretaren e Tregtisë të ShBA-së Gina Raimondo, sipas Ministrisë kineze të Tregtisë.

Të dy palët kishin "shkëmbime të sinqerta, profesionale dhe konstruktive" mendimesh mbi marrëdhëniet ekonomike e tregtare Kinë-ShBA, si edhe për çështje ekonomike e tregtare me shqetësimtë përbashkët, njoftoi ministria.

Pala kineze shprehu shqetësimin e vet rreth politikave ekonomike dhe tregtare të ShBA-së ndaj Kinës, politikës së gjysmëpërcjellësve, kontrollit të eksportit dhe shqyrtimit të investimeve të jashtme. Të dy palët ranë dakord të krijojnë kanale komunikimi me qëllim që të mbajnë dhe të forcojnë shkëmbimet mbi çështje të veçanta ekonomike e tregtare, si dhe për problemin e bashkëpunimit.