Vrojtimi i 14-të Ekonomik i DIHA-s: Mungesa e fuqisë punëtore në Shqipëri mbetet problem kryesor
2023-05-26 11:40:54

Shoqata gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, gjatë paraqitjes se anketimit vjetor për klimën e biznesit në Shqipëri, bëri të ditur se pritshmëria për rritjen ekonomike sinjalizon një përmirësim të ngadaltë, ndërsa shqetësim kryesor për biznesin mbetet mungesa e fuqisë punëtore, citon “RTSH”.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, deklaroi se klima e biznesit duhet të jetë më e mirë e për këtë nevojitet rritje e sigurisë ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente.

Si rezultat i këtij anketimi, sipërmarrësit kanë vlerësuar pozitivisht produktivitetin e punonjësve, koston e punës dhe negociatat për anëtarësimin në BE. Ndërsa, si faktorë të vlerësuar negativisht janë transparenca me tenderat publikë, lufta kundër korrupsionit, parashikueshmëria e politikave ekonomike dhe disponueshmëria e fuqisë punëtore. (Irma)