Xi nxit forcimin e risive teknologjike në letrën për Forumin Zhongguancun
2023-05-26 10:46:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një letër urimi për Forumin "Zhongguancun" 2023, që u hap të enjten në Pekin, presidenti i Kinës Xi Jinping kërkoi nxitjen e mëtejshme të shkencës e teknologjisë dhe shndërrimin e Zhongguancun-it, një park teknologjik në Pekin, në një qendër shkencore e teknologjike udhëheqëse në nivel botëror.

 

Në letrën e tij Xi u shpreh gjithashtu që bota po përjeton një raund të ri të revolucionit teknologjik e industrial dhe bashkëpunimi, hapja dhe ndarja e mundësive në shkallë ndërkombëtare janë më të rëndësishme se kurrë më parë për njerëzimin, që të kalojë sfidat e përbashkëta të zhvillimit global.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kreu i shtetit kinez theksoi që Kina zbaton strategjinë me përfitime të përbashkëta të hapjes dhe është e gatshme të bashkëpunojë me palët e tjera për promovimin e inovacionit shkencor dhe teknologjik, me synim që të sjellë më shumë përfitime për të gjitha popujt.

 

Forumi "Zhongguancun", i nisur në vitin 2007, është bërë një platformë ndërkombëtare për shkëmbimet e bashkëpunimin mbi risitë shkencore e teknologjike.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Forumi i sivjetshëm do të zgjatë gjashtë ditë dhe ka si temë “Bashkëpunim i hapur për një të ardhme të përbashkët”. Pjesëmarrësit janë nga mbi 80 vende e rajone të botës dhe gjatë zhvillimit të forumit, do të ketë mbi 150 aktivitete, si ekzpozita të teknologjive të përparuara. (Jiang Lei)