ABC-ja: Vdekshmëria e nënave afroamerikane gjatë lindjes është afro tre herë më e lartë se e grave të bardha
2023-05-25 15:17:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të martën, ABC-ja njoftoi se vdekshmëria e nënave afroamerikane gjatë lindjes është afro tre herë më e lartë se e grave të bardha.

Në raport merret si shembull një grua afroamerikane, e cila kishte dhimbje barku gjatë shtatzanisë dhe shkoi të vizitohej disa herë te mjeku, por u refuzua. Më pas dhimbjet u acaruan dhe gruaja nisi të nxjerrë vrer, por mjeku i tha se kjo ishte një "tkurrje normale e mitrës". Gruaja u diagnostikua dhe u mjekua vetëm pasi ndjeu dhembje të mëdha në të gjithë trupin dhe ritmi i zemrës së fetusit u ul befasisht.

Po sipas raportit, përvoja e kësaj gruaje pasqyron racizmin, paragjykimin dhe trajtimin e ngadalshëm ndaj afroamerikanëve në fushën mjekësore. (Fani)