Teknologjia 5G e Kinës vazhdon me rritje të qëndrueshme
2023-05-25 14:39:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina po bën përparim të qëndrueshëm në ndërtimin e rrjeteve të saj 5G, njoftoi të mërkurën Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Deri në fund të prillit, numri i përgjithshëm i stacioneve bazë 5G në vend kishte arritur në 2.73 milionë, duke përbërë 24.5 për qind të numrit të stacioneve bazë të lëvizshme, përcjell “Xinhua”.

Rajoni lindor po merr drejtimin në ndërtimin dhe aplikimin 5G, me 1.29 milionë stacione bazë 5G në fund të muajit të kaluar, që përbën mbi 47 për qind të totalit të vendit, sipas ministrisë.

Numri i përdoruesve të 5G po rritet me shpejtësi. Deri në fund të prillit, numri i përdoruesve të telefonave celularë 5G të tre gjigantëve të telekomunikacionit të Kinës – “China Mobile”, “China Telecom”, “China Unicom” - kishte arritur në 634 milionë, një rritje neto prej 73.08 milionë nga fundi i vitit të kaluar. (Elona)