Lëshimi i ujit të ndotur bërthamor nga Japonia kërcënon sigurinë e njerëzimit
2023-05-25 21:54:21

CFP

CFP

Me gjithë kundërshtimet e ashpra brenda Japonisë dhe nga shumë vende të tjera, qeveria japoneze po nxit me forcë planin e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Zhvillimin e Vazhdueshëm Enriko Ceko tha:

"’Greenpeace’ e kritikoi ashpër vendimin e qeverisë japoneze për këtë çështje, pasi ky vendim është në kundërshtim flagrant me legjislacionin ndërkombëtar. Këtyre protestave u janë bashkuar edhe qytetarë japonezë, koreanë dhe të vendeve të tjera të botës."

Një protestues koreanojugor u shpreh:

"Nëse produktet ujore të oqeanit ndoten me radioaktivitet, kjo jo vetëm do të ketë një ndikim të gjerë te njerëzit sot, por edhe pasoja te brezat e ardhshëm"

Qysh nga shtatori i vitit 2021, grupi i posaçëm i punës i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka bërë shumë raunde shqyrtimesh të sigurisë për planin e lëshimit të ujit të ndotur bërthamor të Fukushimës dhe nuk ka arritur në përfundimin se ky plan është i sigurt. Në prill, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh që, para se të gjitha palët e interesuara dhe organizatat ndërkombëtare përkatëse të konfirmojnë sigurinë e planit të lëshimit, pala japoneze nuk duhet të fillojë hedhjen e ujit të ndotur bërthamor në det.

CFP

CFP

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë Iwabuchi Tomo u shpreh:

"Le të kujtojmë me kujdes se në vitin 2015, qeveria japoneze dhe Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios u premtuan peshkatarëve të Fukushimës se nuk do të shkarkojnë pa miratimin e tyre. Dhe peshkatarët e kanë kundërshtuar deri tani. Jo vetëm peshkatarët, por edhe banorët e prefekturës së Fukushimës, populli japonez, dhe vendet e tjera e kanë kundërshtuar gjerësisht këtë."

Profesori i asociuar i ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Rio-de-Zhanejros të Brazilit Elias Jabbour tha:

"Në një periudhë afatmesme, ai (lëshimi) jo vetëm do të dëmtojë jetën detare, por edhe do të shkaktojë ndikime mbi dhjetëra milionë banorë. Rusia, Zelanda e Re, Australia etj. dhe organizata joqeveritare si "Greenpeace" e kanë dënuar Japoninë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe sovranitetin detar të vendeve të tjera."

Më 11 mars të vitit 2011, në bregdetin e Fukushimës të Japonisë ra një tërmet 9.0 ballë, duke shkaktuar një cunam të madh, që dëmtoi shumë pajisje të centralit bërthamor të Fukushimës. Kjo shkaktoi daljen e shumë lëndëve radioaktive, duke u bërë kriza më e madhe bërthamore qysh nga aksidenti bërthamor i Çernobilit.

Anëtari i Komisionit të Qytetarëve Japonezë për Energjinë Bërthamore Yasuro Kawai tha:"Shkarkimi i ujit bërthamor do të ndotë oqenin, meqenëse tritiumi dhe lëndët e tjera bërthamore do të pompohen në oqean. Në këtë rast, ato do të përthithen nga peshqit dhe algat e detit, gjë që është e rrezikshme për shëndetin e njeriut."

Shkencëtari i mbrojtjes së oqeaneve Richard Steiner vuri në dukje:

"Të gjithë organizmat do të thithin ujin e ndotur radioaktiv të Fukushimës. Kjo gjë më pikëllon dhe më zemëron. Regjistruam radionuklidet e Fukushimës në Alaskë afro 5 ose 6 vjet pasi ndodhi fatkeqësia. Ato janë këtu, shkuan në Oqeanin Arktik. Ishim të shqetësuar se ato të shfaqeshin në kafshët detare. Kjo gjë ndodhi."

CFP

CFP

Profesori i asociuar i Fakultetit të Historisë të Universitetit Kombëtar të Ukrainës Volodymyr Urusov tha:

"Ky ujë përmban shumë elemente radioaktive dhe nuk arrin standardin e shkarkimit në oqean. Shkarkimi i ujit të ndotur bërthamor jo vetëm do të ndikojë në sistemin ekologjik oqeanik dhe qeniat detare, por edhe do të kërcënojë furnizimin global të ushqimeve dhe shëndetin e njerëzve. Materialet radioaktive do të ekzistojnë për një kohë të gjatë në oqean, duke shkaktuar ndikime të mëdha mbi mjedisin global."

Këshilltari i lartë i Qendrës së Nxitjes së Investimeve Ndërkombëtare të Kinës dhe ish-drejtori i Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të landit të Hesenit të Gjermanisë, dr. Michael Borchmann, tha:

"Këto rreziqe nuk kufizohen vetëm në vendet fqinje të Japonisë, por do të ndikojnë edhe mjedisin detar global jashtë bregdetit të Oqeanit Paqësor, si pasojë edhe tërë shoqërinë njerëzore. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Japonia të shkaktojë përsëri dëmtim të madh ndaj mjedisit detar. Ky dëmtim do të jetë jo vetëm rajonal, por edhe global."

CFP

CFP

Presidenti i nderit i Shoqatës ChinaRo Vicentiu Gheorghe shprehet:

"Qeveria japoneze duhet të konsiderojë me seriozitet reagimet e banorëve të vendit dhe vendeve të tjera e duhet të heqë dorë sa më shpejt nga plani i rrezikshëm i shkarkimit të ujit të ndotur bërthamor në det. Japonia është një vend me ndërgjegjësim të fortë ndaj krizave, siç mund të dëshmohet nga masat e parandalimit të fatkeqësive natyrore, si tërmetet etj. Por problemi i shkarkimit të ujit të ndotur bërthamor shfaq edhe një anë tjetër të Japonisë, një vend që e shikon oqeanin si koshin e vet të plehrave dhe i kërkon tërë botës të paguajë çmimin për veprimin e saj të papërgjegjshëm. "(Xu Guang)