Mediet dhe të rinjtë inkurajohen të luajnë një rol më të gjerë në promovimin e marrëveshjes tregtare të RCEP
2023-05-25 15:18:22

Foto nga CIRD

Foto nga CIRD

Platformat dhe profesionistët e medieve do të vazhdojnë mbi fokusimin e ndikimit që ka marrëveshja e Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal te bizneset dhe njerëzit dhe do të inkurajojnë brezin e ri që të angazhohet më shumë në mënyrë që të përfitojnë prej saj, thanë ekspertët dhe zyrtarët e medies gjatë Forumit “RCEP Media & Think Tank 2023”, ku diskutimet u fokusuan në faktin se si media mund të luajë plotësisht rolin e saj në promovimin e RCEP.

 

Hu Zhengrong, dekan i Shkollës së Gazetarisë dhe Komunikimit të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale të Universitetit të Akademisë Kineze, tha se platformat e medies në të gjitha vendet e RCEP luajnë një rol kritik në promovimin e zhvillimit të bllokut ekonomik.

 

Foto nga CIRD

Foto nga CIRD

“Ne duhet ta shohim këtë si një proces të fuqizimit dytësor. Për shembull, platformat mediatike mund të fokusohen në ekonomi dhe të kuptojnë se si të tregojnë më mirë historinë ekonomike të Kinës. Kjo është diçka që media kineze duhet të diskutojë dhe hulumtojë më tej”, tha ai.

 

Wei Jianhua, zëvendësdrejtor i shërbimit global në agjencinë kineze të lajmeve “Xinhua”, vuri në dukje se është e rëndësishme të pranohet se RCEP është një bashkëpunim praktik që përfshin ekonomi të ndryshme në rajonin e Azi-Paqësorit dhe është një moment historik i ri në përpjekjet për të ndërtuar një treg të madh e të unifikuar.

 

Ai tha se ndërkohë që globalizimi ekonomik po përballet me pengesa, RCEP është një përgjigje e fortë ndaj trendit të globalizimit të ngadaltë.

 

Foto nga CIRD

Foto nga CIRD

“Në një sfond të tillë, marrëveshja RCEP ka injektuar besim më të madh te globalizimi dhe ka forcuar vrullin në ekonominë botërore. Krahasuar me marrëveshjet tregtare të dominuara nga vendet e zhvilluara, RCEP është më gjithëpërfshirëse duke marrë parasysh interesat dhe kërkesat e ndryshme të ekonomive të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Të gjitha vendet anëtare ndajnë dividentët e lëshuar nga RCEP”,- tha Wei.

 

Juliet Labog-Javellana, botuese e asociuar e “Philippin Daily Inquirer”, tha se informacioni rreth marrëveshjes RCEP do të jetë me rëndësi për suksesin dhe pranimin e saj. Sipas saj, një mision i rëndësishëm për përfaqësuesit e medias në vendet e RCEP është të kuptojnë se si marrëveshja e sapoimplementuar do të ndikojë në jetën e tyre.

 

“Është e rëndësishme të ndihmojmë qytetarët të kuptojnë më mirë se si RCEP do të ndikojë në jetën e tyre, qoftë përmes vendeve të punës, mallrave të përballueshme dhe cilësore, teknologjisë më të mirë, tregjeve më të mëdha, etj.”,- tha ajo.

 

Sipas saj, është e rëndësishme që brezi i ri të përfshihet në RCEP, për të gjeneruar ndërgjegjësim midis sipërmarrësve të rinj, profesionistëve digjitalë dhe teknologjisë rreth mundësive për rritje në RCEP.

 

Foto nga CIRD

Foto nga CIRD

Wong Chun Wai, këshilltar në “Star Media Group” në Malajzi, deklaroi se për të treguar histori të mira të RCEP, punonjësit e medieve duhet ta kuptojnë më mirë marrëveshjen.

 

“Në mënyrë të veçantë, ne presim të shohim më shumë përmbajtje dhe histori në anglisht të ndara rreth RCEP, në mënyrë që lexuesit në të gjitha vendet e RCEP të kuptojnë më shumë rreth saj. Por, gjithashtu duhet të kemi informacione dhe lajme që janë më të orientuara nga njerëzit”,- tha ai.