Kina do të rrisë sigurinë e punës në sektorin e peshkimit detar
2023-05-25 14:27:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të forcojë plotësisht sigurinë e prodhimit të sektorit të peshkimit detar. Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, në një video-konferencë, bëri të ditur se autoritetet bujqësore të të gjitha lokaliteteve duhet të parandalojnë aksidentet e rënda për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve, citon “Xinhua”.

Pas aksidentit të anijes kineze të peshkimit në det të thellë “Lupeng Yuanyu 028”, e cila u përmbyt në Oqeanin Indian qendror, ministria ka marrë pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ka dërguar pesë ekipe mbikëqyrëse në nëntë rajone kyçe të nivelit provincial të peshkimit për mbikëqyrje dhe inspektim.

Ministria theksoi nevojën për kontrolle të plota dhe të detajuara mbi rreziqet dhe inspektimin e anijeve të peshkimit detar me më shumë se dhjetë anëtarë ekuipazhi. (Elona)