“Një brez, një rrugë”, Xi nxit ndërtimin e përbashkët për hapjen e perspektivave të reja në bashkëpunimin Azi-Europë
2023-05-25 09:51:28

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping bëri thirrje të mërkurën për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, për të hapur perspektiva të reja për bashkëpunimin Azi-Europë.

 

Xi i tha këto në videofjalimin e mbajtur prej tij me ftesën e palës organizatore në ceremominë e hapjes së sesionit plenar të Forumit të 2-të Ekonomik Euraziatik pranë Bashkimit Ekonomik Euraziatik.

 

Xi tha që Eurazia është rajoni me popullsinë më të madhe, numrin më të shumtë të vendeve dhe qytetërimet më të larmishme në botë. Në një botë me turbullira dhe ndryshime, nxitja e bashkëpunimit Azi-Europë ka rëndësi jo vetëm për mirëqenien e popujve të këtij rajoni, por edhe ka një ndikim të thellë në zhvillimin e botës.

 

“Si një anëtare e familjes euraziatike, zhvillimi i Kinës nuk mund të realizohet pa pjesëmarrjen e këtij rajoni dhe sjell gjithashtu përfitime për këtë rajon,” tha Xi.

 

Ai u shpreh gjithashtu që është dëshira e sinqertë e Kinës që sinergjia mes nismës “Një brez, një rrugë” dhe Bashkimit Ekonomik Euraziatik të thellohet dhe të gjitha palët të punojnë bashkë me unitet dhe këmbëngulje për të hapur perspektiva të reja për bashkëpunimin Azi-Europë.