Kina zbulon rregulloret e rishikuara të kriptografisë tregtare
2023-05-25 11:10:14

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri kinez, Li Qiang, nënshkroi një dekret të Këshillit Shtetëror që zbulon rregulloret e rishikuara për menaxhimin e kriptografisë komerciale, në fuqi nga 1 korriku.

Rishikimi është bërë në versionin e 1999-s të rregulloreve dhe ofron detaje të mekanizmave përkatëse të përcaktuara në Ligjin e Kriptografisë të Kinës në fuqi që nga viti 2020.

Rregulloret e rishikuara synojnë të përmirësojnë sistemin e menaxhimit të kriptografisë komerciale, të avancojnë risitë dhe standardizimin dhe të nxisin një sistem testimi dhe njohjeje për kriptografinë komerciale, bën të ditur “Xinhua”.

Rishikimi gjithashtu kërkon të forcojë menaxhimin mbi përdorimin e kriptogrameve në shërbimet e verifikimit elektronik, si dhe shërbimet që lidhen me çështjet e qeverisjes elektronike.

Menaxhimi i importit dhe eksportit të kriptografisë tregtare do të rregullohet më mirë dhe do të promovohet aplikimi i kriptografisë komerciale, sipas rregulloreve të rishikuara. (Elona)