Mjekët: Fëmijët e lindur në pandemi sëmuren më shpesh
2023-05-25 11:07:37

Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë predispozitën për t’u sëmurur më shpesh dhe më gjatë. Konstatimi vjen nga mjekët pediatër të qendrave shëndetësore në Shqipëri, të cilët theksojnë se ky brez fëmijësh duhen parë në mënyrë të veçantë, përcjell “RTSH”.

Shumë fëmijë tani kalojnë viroza të ndryshme që në shumë raste bashkohen me Covid dhe situata fillon e ndërlikohet.

Sipas mjekëve, mbivendosjet e infeksioneve bakteriale kapin rreth 30% të fëmijëve. Ndërlikimet më të shumta kanë qenë otitet, bronkitet trakelitet që zënë 15% të rasteve.

Mjekë bëjnë thirrje për kujdes me temperaturën e fëmijëve. Temperatura e lartë për mbi 72 orë kërkon patjetër vizitën e mjekut specialist ndaj prindërit të jenë vigjilentë dhe të ndjekin këshillat. (Elona)