Qeveria kineze do të financojë studentët e mjekësisë që të punojnë në rajone më pak të zhvilluara
2023-05-25 14:52:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2023, qeveria qendrore kineze do të financojë studimin e 6150 studentëve të kolegjit mjekësor, të cilët do të punojnë në rajonet qendrore dhe perëndimore më pak të zhvilluara të vendit, njoftoi të mërkurën Ministria e Arsimit.

Ministria citoi një qarkore të zyrës së saj të përgjithshme, duke bërë të ditur se qeveria do të sigurojë mbështetje financiare për të ofruar pesë vjet arsim universitar falas në kolegjet dhe universitetet mjekësore të vendit, përcjell “Xinhua”.

Arsimi falas parashikohet me kusht që kur studentët të mbarojnë studimet, të shërbejnë në klinika të qyteteve në rajonet qendrore dhe perëndimore.

Sipas qarkores, një program i tillë është i hapur vetëm për studentët nga zonat rurale, ndërsa kandidatët duhet të ndjekin edhe provimin pranues kombëtar të vitit. (Elona)