Kinë: Forumi shkencor e teknologjik në nivel kombëtar do të paraqesë arritjet më të fundit
2023-05-25 16:08:37

CFP

CFP

Në Zhongguancun të Pekinit, i quajtur shpesh si "Silicon Valley i Kinës", të enjten në mbrëmje do të fillojë forumi me të njëjtin emër për vitin 2023. Në këtë veprimtari do të shpërfaqen një sërë arritjesh shkencore e teknologjike të përparuara e raportesh kërkimore.

Që nga fillimi i tij në 2007, Forumi Zhongguancun është shndërruar në një platformë ndërkombëtare për angazhimin aktiv të Kinës në risitë shkencore dhe teknologjike botërore, si edhe për pjesëmarrjen e saj të gjerë në qeverisjen globale të shkencës dhe teknologjisë, tha Wu Zhaohui, zëvendësministri kinez i Shkencës dhe Teknologjisë.

Wu theksoi rolin kryesor të forumit në forcimin e pozicionit të Pekinit si një qendër ndërkombëtare përrisitë shkencore dhe teknologjike, nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në shkencë e teknologji.

Zona e ekspozitës, me temë "Kufiri", pritet të ketë një numër më të madh pjesëmarrësish dhe një fokus të fortë te inovacioni. Kjo zonë me një sipërfaqe prej 27 000 metrash katrorë, do të bashkojë mbi 650 ekspozues vendas dhe ndërkombëtarë.

Në zonën e robotikës, vizitorët do të zhyten në ekosisteme të plota prodhimesh që përmbajnë teknologji dhe përbërës thelbësorë, të tillë si mikroçipat, sensorët dhe robotët shumëfunksionalë.

Përveç kësaj, zona e ekspozimit të metaverse do të ofrojë përvoja tërheqëse dhe ndërvepruese, duke integruar realitetin virtual (VR), realitetin e përforcuar (AR), kapjen jokabllore të lëvizjeve dhe përfshirjen e modeleve fizike.

Forumi do të zhvillohet deri më 30 maj.