Franca ndalon fluturimet me distanca të shkurtra për të ulur emetimet e karbonit
2023-05-25 15:14:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Franca ka ndaluar fluturimet e brendshme në distanca të shkurtra kur ekzistojnë rrugë të tjera, në një përpjekje për të ulur emetimet e karbonit.

Ligji hyri në fuqi dy vjet pasi ligjvënësit kishin votuar për t'i dhënë fund rrugëve ku i njëjti udhëtim mund të bëhej me tren në më pak se dy orë e gjysmë, bën të ditur “RTSH”.

Ndalimi përjashton udhëtimin ajror midis Parisit dhe qyteteve, duke përfshirë Nantes, Lyon dhe Bordeaux. Kritikët i kanë përshkruar masat e fundit si “ndalime simbolike” që do të kenë vetëm efekte minimale në prodhimin e CO2.

Konventa e Qytetarëve të Francës për Klimën, e cila u krijua nga presidenti Emmanuel Macron në vitin 2019 dhe që përfshinte 150 anëtarë të publikut, kishte propozuar heqjen e udhëtimeve me avion kur ekzistonin linja treni me të cilat udhëtimi zgjaste katër orë. Por kjo u reduktua në dy orë e gjysmë pas kundërshtimeve nga disa rajone.  (Elona)