Foto nga VCG
Në dhjetor 2022, një drejtues kamioni në Tibet mori një lajm të mirë: autostrada nga Naqu në Lhasa u hap për makinat e transportit të mallrave. Kjo do të thotë që koha e udhëtimit, nga mbi 6 orë, është shkurtuar në 3 orë e gjysmë, duke kursyer kohën e karburantin dhe duke pakësuar dëmtimin e kamionit.
Tibeti ndodhet në rrafshnaltën Qinghai-Tibet, që njihet si “Çatia e botës”. Transporti rrugor është një pikë e mirë për të shikuar zhvillimin e Tibetit. Nga rrugicat e vogla plot me zigzage, deri në rrjetin trepërmasor me integrimin e trasportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, këto “rrugë qiellore” kanë dëshmuar hopin e zhvillimit të Tibetit, vihet në dukje në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).
Foto nga VCG
Në vitin 2022, GDP-ja e Tibetit u rrit 346.8 herë krahasuar me në vitin 1951. Jetëgjatësia mesatare në Tibet është ngritur në 72.19 vjet, nga 35.5 që ishte kur u çlirua Tibeti në mënyrë paqësore. Edhe arsimi ka pasur ndryshim të madh. Niveli i analfabetizmit është ulur nga mbi 95 % deri në pothuajse zero dhe është krijuar sistemi publik me 15 vjet arsim falas.
E gjelbra është ngjyra bazë e zhvillimit të Tibetit. Si vendburimi i shumë lumenjve të Azisë, rrafshnalta Qinghai-Tibet është mburoja e rëndësishme për sigurinë ekologjike të Azisë dhe ka ndikime të rëndësishme në ndryshimin klimatik global. Për këtë arsye, qeveria kineze e ka caktuar mbrojtjen mjedisore si linja e kuqe e zhvillimit. Tani sipërfaqja e zonave që ndalohen të eksplorohen dhe shfrytëzohen përbën 80 % të sipërfaqes së përgjithshme të Rajonit Autonom të Tibetit. Tani Tibeti është një nga zonat me mjedis më të mirë ekologjik në botë.
Foto nga VCG
Tani Kina po nxit modernizimin e stilit kinez dhe Tibeti ndodhet në pikën e re të zhvillimit. Me integrimin e ngushtë të zhvillimit të vet me zhvillimin e vendit, të drejtat e njeriut në Tibet do të përmirësohen më tej dhe niveli i jetesës së banorëve tibetianë do të ngrihet më tej. Përpara fakteve, thashethemet përbaltëse ndaj Tibetit do të zhduken, e mbyll komentin CMG-ja. (Jiang Lei)