Udhëheqësit e Kinës dhe Eritresë urojnë për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve
2023-05-25 15:19:29

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të mërkurën, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij i Eritresë Isaias Afwerki i dërguan njëri-tjetrit mesazhe urimi me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

Xi Jinping-u theksoi në mesazhin e tij të urimit se Kina është e gatshme të punojë me Eritrenë për të forcuar bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh dhe për t'i çuar përpara marrëdhëniet e partneritetit strategjik ndërmjet të dy vendeve.

Po të mërkurën, edhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang dhe homologu i tij i Eritresë Osman Saleh i dërguan njëri-tjetrit mesazhe urimi për 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.