Borrell: Fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 në Poloni
2023-05-25 12:06:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 ka filluar në disa vende, përfshirë Poloninë.

Në një deklaratë për media në kuadër të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të BE-së, Borrell tha se trajnimi do të marrë kohë, por sa më shpejt të përfundojë, aq më mirë, bën të ditur “ATSH”.

I pyetur se në çfarë faze është procesi i përbashkët i prokurimit që vendet e BE-së të përshpejtojnë dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, Borrell deklaroi se ky proces po përparon.

Në takimin e G7-s të mbajtur në Japoni javën e kaluar, u hap rruga për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë. (Elona)