Turizmi në Xizang të Kinës lulëzon
2023-05-25 17:44:13

Turistët gëzojnë aktivitetet e kajakut në fshatin e peshkimit Junpa në periferi të Lhasa, kryeqyteti i Rajonit Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore, 2 maj 2023.

Turistët gëzojnë aktivitetet e kajakut në fshatin e peshkimit Junpa në periferi të Lhasës, kryeqendër të Rajonit Autonom Xizang të Kinës jugperëndimore, 2 maj 2023.

Rajoni Autonom i Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore organizoi aktivitetet e promovimit të turizmit dhe kulturës në Fshatin e Peshkatarëve Junpa në periferi të kryeqendrës së këtij rajoni Lhasa javën e kaluar, si një pjesë përbërëse e Ditës së Turizmit të Kinës.

Organizatorët thanë se veprimtaritë e organizuara këtu synojnë t'u japin shtysë udhëtimeve në distancë të shkurtër rreth Lhasës.

Nagwang, një peshkatar 33-vjeçar, mori pjesë në këto aktivitete me barkën e vet tradicionale të bërë prej lëkurës së lopës.

"Kur projekti i turizmit lokal filloi në vitin 2012, fshati organizonte vetëm aktivitetet e udhëtimit me barka lëkure lope tradicionale në lumin Lhasa. Tani mund të ofrojmë zgjedhje të ndryshme turistike, si kampingu, pikturimi dhe darkat rreth zjarrit," thotë Nagwang.

Kompanitë pjesëmarrëse i kanë vlerësuar gjithashtu lart këto aktivitete. Pan Huapeng, përfaqësues nga një kompani lokale kulturore dhe turistike që organizon projektet e kajakut dhe kampingut në Junpa, i tregoi CGTN-së se "kompania priti afro 1000 turistë gjatë festës së 1 Majit, dhe mbi gjysma e tyre morën pjesë në aktivitetet me kajak."

Për të tërhequr më shumë udhëtarë, Xizang-u nisi gjashtë itinerare udhëtimi në distancë të shkurtër këtë muaj për të promovuar turizmin rural, sipas departamentit të zhvillimit të turizmit rajonal. Këto itinerare përfshijnë shumë burime kulturore dhe trashëgimi kulturore jomateriale.

Aktivitetet e kajakut në fshatin e peshkimit Junpa, 2 maj 2023.

Aktivitetet e kajakut në fshatin e peshkimit Junpa, 2 maj 2023.

Xizang-u priti mbi 2.55 milionë turistë në tremujorin e parë të këtij viti, 39.6 % më shumë se gjatë së njëjtës periudhë vjet. Në të njëjtën kohë, të ardhurat prej turizmit në këtë rajon i kaluan 2 miliardë juanët (afro 290 milionë dollarë amerikanë), me një rritje prej 42.98 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raporteve nga mediat lokale.

Gjatë festës së 1 Majit të këtij viti, në Xizang shkuan mbi 1.16 milionë turistë, ndërsa të ardhurat e përgjithshme turistike arritën një vlerë prej 848 milionë juanësh, duke u rritur përkatësisht 137 % dhe 42.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të 2019. Kjo simbolizon se sektori i turizmit i këtij rajoni po kthehet në nivelet para COVID-19. (Xu Guang)