Numër rekord i studentëve të Hong Kongut që studiojnë në Kinën kontinentale
2023-05-25 14:34:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut pritet të financojë një numër rekord të rinjsh për të studiuar në universitetet në Kinën kontinentale, tregoi një dokument nga qeveria rajonale.

Lëvizja mbulon nxënësit e shkollave të mesme lokale nga familje me të ardhura të ulëta ose ata me performanca të jashtëzakonshme akademike dhe pritet të rrisë konkurrencën e të rinjve të Hong Kongut dhe të nxisë shkëmbime më të mëdha midis Hong Kongut dhe pjesës kontinentale, bën të ditur “China Daily”.

Sipas dokumentit të dorëzuar së fundi në Këshillin Legjislativ të Hong Kongut vlerësohet se rreth 4500 studentë do të përfitojnë nga plani këtë vit akademik, me financim total që arrin 63 milionë dollarë të Hong Kongut (7.8 milionë dollarë amerikanë), numri më i lartë i studentëve dhe financimi që nga viti 2014.

Sipas Zyrës së Arsimit të Hong Kongut, pjesa kontinentale është destinacioni kryesor për studentët e Hong Kongut që kërkojnë të studiojnë jashtë qytetit, me 35.2 për qind në vitin 2021. (Elona)