Shërbimet universale të kujdesit për fëmijët ofrojnë mbështetje të madhe
2023-05-25 09:45:57

Jiang Ming, banor i Taizhou, provinca Jiangsu, vendosi të regjistronte vajzën e tij 32-muajshe në një qendër lokale të kujdesit për fëmijët katër muaj më parë, duke ditur mbështetjen e madhe që do t'i jepte familjes së tij.

Ashtu si shumica e familjeve në Kinë, ai dhe gruaja e tij duhet të punojnë, duke e lënë fëmijën e tyre në kujdesin e të afërmve të moshuar gjatë ditës. Megjithatë, ndërsa gjyshërit moshohen, kujdesi për fëmijën bëhej gjithnjë e më sfidues, tha Jiang, por nëse gruaja e tij linte punën dhe qëndronte në shtëpi me kohë të plotë do ta shkëpuste atë nga shoqëria, duke tensionuar potencialisht marrëdhëniet familjare.

foto/VCG

foto/VCG

Ashtu si Jiang, kjo dilemë po përballet nga shumë familje në Kinë, veçanërisht me futjen e politikës së tre fëmijëve në vitin 2021.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, më shumë se 30 për qind e familjeve me foshnja dhe fëmijë të vegjël në Kinë kanë një kërkesë për shërbime të kujdesit për fëmijët, por shkalla e regjistrimit është vetëm rreth 5.5 për qind.

Qendra për kujdesin ndaj fëmijëve “Jia You Er Nyu”, ku Jiang dërgon të bijën, zgjidh nevojën e tij urgjente. Me një tarifë mujore prej 2080 juanë (295 dollarë), plus 500 juanë shtesë për ushqim, ai e lë vajzën e tij në qendër nga ora 08:20 deri më 16:00 gjatë ditëve të javës.

Ndarja e përkohshme gjithashtu bën që familja ta vlerësojë edhe më shumë kohën që kalojnë së bashku në mbrëmje dhe në fundjavë. “Kjo lehtëson në masë të madhe barrën e prindërimit dhe promovon harmoninë familjare”,- tha ai.

foto/VCG

foto/VCG

Ky është një mikrokozmos i përpjekjeve kombëtare për zhvillimin e shërbimeve universale të kujdesit për fëmijët. Sipas vendimit të vitit 2021 për përmirësimin e politikave të lindjeve për të nxitur rritjen afatgjatë të balancuar të popullsisë, vendi do të ofrojë subvencione dhe synon të rrisë numrin e qendrave të kujdesit për foshnjat dhe fëmijët e vegjël të moshës 0-3 vjeç deri në vitin 2025.

“Kjo mund të ndihmojë në zbutjen e anktheve të fertilitetit dhe në uljen e kostos së rritjes së fëmijëve”, tha Mu Guangzong, profesor i demografisë në Institutin e Kërkimeve të Popullsisë në Universitetin e Pekinit. Sipas tij, kjo do të adresojë normat e ulëta të lindshmërisë që vijnë nga mungesa e vullnetit ose dëshirës për të pasur fëmijë.

Në qendër, një çerdhe model provinciale, që ofron shërbime universale të kujdesit për fëmijët, ka mesatarisht një edukator për çdo gjashtë fëmijë. Ata i angazhojnë fëmijët në aktivitete të tilla si leximi i librave me figura, mbjellja e patateve dhe eksplorimi i natyrës në një park aty pranë.

“Edukatorët tanë veprojnë si udhërrëfyes dhe vëzhgues. Ne zbulojmë interesat e fëmijëve dhe u ofrojmë atyre liri të mjaftueshme”,- tha Zhou Lihua, drejtoresha e çerdhes.

Zhou Lixia është nënë e një djali tre vjeç e gjysmë, i cili ndodhet në qendrën e kujdesit për fëmijët për një vit e gjysmë. Ajo u befasua nga ndërgjegjësimi i edukatorëve për periudha të ndryshme të ndjeshme për fëmijët.

foto/VCG

foto/VCG

Edukatorja i tha se djali i saj shfaqte në një periudhë kohe shfaqte interes të shtuar ndaj ngjyrave, ndërsa në një moment tjetër, kishte një prirje të fortë për format. Duke e njohur këtë, familja u përqendrua në kultivimin e fëmijëve të tyre me këto aftësi në përputhje me rrethanat. Tani djali performon mirë në pikturë dhe në zgjidhjen e enigmave.

Për shkak të ndërveprimit të kufizuar me fëmijën e saj gjatë ditës, nëna që punonte tha se pa përkushtimin e edukatorëve, familja mund t'i kishte anashkaluar këto faza zhvillimi.