Mbrojtësi i ujit vlerësohet për përpjekjet vullnetare të dekadës
2023-05-24 11:22:31

foto nga

 Vullnetarët që morën pjesë në aktivitetin e mbledhjes së mbeturinave nga plazhi në qytetin Sanya të provincës Hainan të Kinës Jugore, në mars 2023/ foto nga "China Daily"

Në nëntë vitet e fundit, Li Jin  ka bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur ujërat e qytetit Sanya në Hainan, provincën më jugore të Kinës. 35-vjeçari, i cili tani po trumbeton ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit përmes platformave të reja mediatike, ka lindur në rajonin autonom Guangxi Zhuang, por është rritur në Sanya.

“I adhuroj plazhet dhe detin, por s’duroj dot kur shikoj që peizazhi fantastik të shkatërrohet nga mbeturinat. Rreth vitit 2014, fillova të bëj punë bamirësie për të mbledhur dhe pastruar mbeturinat nga plazhi kur kisha kohë të lirë nga drejtimi i një restoranti”, tha ai.

Ai u regjistrua zyrtarisht si vullnetar në maj 2017 dhe menjëherë mori drejtimin në një aktivitet pastrimi në lumin Sanya, i cili konsiderohet si “lumi mëmë” i qytetit.

“Së bashku me punëtorët e kanalizimeve, ne vullnetarët mblodhëm mbeturina me rrjeta. Pjesa më e madhe ishin mbeturina shtëpiake. Nuk mund ta besoja që lumi përmbante kaq shumë mbeturina. U shqetësova shumë për mbrojtjen e ujit, sepse mbaj mend se rreth vitit 2000 disa nga 22 lumenjtë e qytetit kishin erë të keqe, por pak vullnetarë po i bashkoheshin aktiviteteve të mbrojtjes së mjedisit. Në atë kohë, njerëzit nuk e kuptonin shumë nevojën për të mbrojnë ujin”,- tha ai.

Ai e cilëson një punë domethënëse dhe ndihet i lumtur kur shikon ujë të pastër dhe plazhe të bukura. Nëpërmjet punës si vullnetar, ka bërë shumë miq, që sipas tij, kanë një qëndrim pozitiv ndaj jetës. Po ashtu, ai ka marrë shumë nderime dhe çmime për shkak të aktiviteteve që ndërmerr, për të cilat nuk kishte menduar kurrë se mund t’i jepeshin.

foto nga

 Vullnetarët që morën pjesë në aktivitetin e mbledhjes së mbeturinave nga plazhi në qytetin Sanya të provincës Hainan të Kinës Jugore, në mars 2023/ foto nga "China Daily"

Puna e tij për mbrojtjen e mjedisit rezultoi gjithashtu të ishte një lloj mblesi, pasi u takua me gruan e tij gjatë një aktiviteti pastrimi të lumenjve në vitin 2017. Ata u martuan një vit më pas.

Në prill 2021, Li shpenzoi 30.000 juanë (4330 dollarë) për të ngritur qendrën e tij të shërbimit vullnetar dhe që atëherë ka organizuar mbi 360 aktivitete për mbrojtjen e ujit, ka popullarizuar mbrojtjen e mjedisit dhe ka rregulluar kujdesin për të moshuarit që jetojnë vetëm në zonat rurale të Hainan. Deri më tani, ai ka kaluar rreth 3800 orë në aktivitete vullnetare në mbi 550 ngjarje dhe ka inkurajuar më shumë se 2300 persona që t'i bashkohen kauzave të mira. Qendra e tij vullnetare ka 1170 anëtarë të regjistruar që marrin pjesë në aktivitete bamirësie vullnetare.

“Ne jo vetëm që i kemi inkurajuar të rriturit të marrin pjesë aktive në aktivitetet vullnetare, por edhe fëmijët. Në vitin 2021, ne organizuam një aktivitet pastrimi të plazheve, ku na u bashkuan të rritur e fëmijë për të promovuar rëndësinë e mbrojtjes së oqeaneve dhe plazheve”,- tha ai. Që nga themelimi, qendra e tij ka organizuar 51 aktivitete të pastrimit të plazheve, të cilave u janë bashkuar rreth 1800 persona, me disa qindra tonë mbeturina të pastruara nga zonat bregdetare.

Në vitin 2021, ndikimi në rritje i Lisë në qarqet e mbrojtjes së mjedisit bëri që Zyra e Ekologjisë dhe Mjedisit të qytetit ta ftonte atë të bënte disa video të shkurtra për të rritur ndërgjegjësimin për punën e tij. “Në video, unë përdor fjalë të drejtpërdrejta dhe të thjeshta për të shpjeguar ndalimin e plastikës dhe mënyrën e renditjes së plehrave. Disa nga videot janë parë miliona herë”,- tha ai.

Li tha se babai i tij fillimisht ishte kundër aktiviteteve të tij të mbrojtjes së mjedisit.

foto nga

 Vullnetarët që morën pjesë në aktivitetin e mbledhjes së mbeturinave nga plazhi në qytetin Sanya të provincës Hainan të Kinës Jugore, në mars 2023/ foto nga "China Daily"

“Ai nuk e kuptonte se çfarë po bëja. Më nxiti të fokusohesha në restorantin tim në vend që të humbja kohë, sipas tij, duke bërë këtë punë të padobishme, për të cilën nuk paguhesha. Megjithatë, kur puna ime u raportua në media, ime ëmë dha miratimin e saj sepse donte që unë të isha i lumtur. Babai im, i sëmurë rëndë, vdiq vitin e kaluar, ndërsa restoranti im u mbyll për shkak të epidemisë së Covid-19”, tha ai.

“Puna ime vullnetare do të ishte e pakuptimtë nëse do të vlerësoja shpërblime të larta në para. Por vetë puna është me të vërtetë e një rëndësie të madhe, duke siguruar që plehrat, qeset plastike dhe shishet mos të ndikojnë te krijesat e oqeanit ose të degradojnë mjedisin detar”.

“Më kujtohet se gjatë fëmijërisë sime nuk kishte asnjë shqetësim për pirjen e ujit të lumit, por tani jemi të shqetësuar se ai mund të jetë i ndotur. Si i tillë, është thelbësore që ne të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për mbrojtjen e mjedisit”,- tha Li.