Kina zhvillon stërvitje emergjente për përmbytjet në megaprojektin e transferimit të ujit
2023-05-24 11:23:05

Foto nga VCG

Kina kreu të martën një stërvitje emergjente për të testuar gatishmërinë e saj për përmbytjet e mundshme përgjatë rrugës së mesme të projektit të devijimit të ujit nga jugu në veri.

Organizuar së bashku nga Ministria e Burimeve Ujore, qeveria provinciale e Henanit të Kinës qendrore dhe Korporata e Devijimit të Ujit në Kinë nga Jugu në Veri, stërvitja u zhvillua në Hebi të Henanit, i cili merr furnizim me ujë nga projekti i devijimit.

Duke simuluar skenarë të tillë si reshjet e vazhdueshme dhe ngritja e nivelit të ujit, stërvitja përbëhej nga ushtrime të ndryshme në lidhje me alarmet për përmbytjet dhe zhvendosjen, riparimin dhe shpëtimin emergjent, bën të ditur “Xinhua”.

Autoritetet meteorologjike të Kinës kanë parashikuar kushte të motit të moderuar deri në të dobët gjatë sezonit të përmbytjeve të këtij viti, me reshje të përqendruara në pjesët veriore dhe jugore të vendit.

Projekti i devijimit të ujit nga jugu në veri të vendit ka tri rrugë. Rruga e mesme është më e spikatura, duke filluar nga rezervuari Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore dhe duke kaluar nëpër Henan dhe Hebei përpara se të arrijë në Pekin dhe Tianjin. Ai filloi furnizimin me ujë në dhjetor 2014. (Elona)