Fillon ndërtimi i projektit të kanalit të ri në Kinën Jugore
2023-05-24 15:14:31

Foto nga VCG

Ndërtimi i kanalit të ri të Kinës, kanali Pinglu, nisi të martën në Rajonin Autonom Guangxi Zhuang të Kinës jugore, sipas departamentit rajonal të transportit, bën të ditur “Xinhua”.

Kanali Pinglu, i shtrirë mbi 134 km me një investim të vlerësuar prej 72.7 miliardë juanë (rreth 10.3 miliardë dollarë amerikanë), synon të lidhë lumin Xijiang, një rrugë ujore kryesore në Kinën jugperëndimore, me portet në Gjirin Beibu.

Kanali do të fillojë në rezervuarin Xijin në qytetin e Hengzhou dhe do të përfundojë në qytetin Luwu të qarkut Lingshan, ku anijet mund të arrijnë në Gjirin Beibu nëpërmjet lumit Qinjiang, duke hapur një rrugë më të shkurtër drejt detit për Guangxi dhe rajone të tjera në Kinën jugperëndimore. (Elona)