OBSH: Më shumë ekrane dhe më pak sport, ja si ndikoi pandemia te fëmijët
2023-05-24 15:52:29

Foto nga VCG

Mes mbylljes dhe masave distancuese, pandemia e Covid ka ndryshuar zakonet e të gjithëve, veçanërisht të fëmijëve.

Sipas OBSH-së, një në tre fëmijë kalon më shumë kohë para ekranit dhe redukton aktivitetin fizik, ndërsa 20% e prindërve panë që nivelet e vëmendjes së fëmijëve të tyre u përkeqësuan, përcjell “ATSH”.

OBSH raporton se 30% e familjeve gjatë pandemisë gatuan më shumë ushqime në shtëpi duke lejuar më shumë kontroll mbi përbërësit më të shëndetshëm. Megjithatë, 1 në 5 prindër raportoi se fëmijët e tij kishin nisur të konsumonin më shumë ëmbëlsira, duke çuar në një rrezik të shtuar të obezitetit.

Kufizimet e vendosura gjatë pandemisë kanë reduktuar mundësitë e fëmijëve për t’u përfshirë në aktivitete fizik dhe për të luajtur jashtë: 30% janë bërë më pak aktivë duke hequr dorë nga sporti.

Nivelet e qëndrimit para ekranit janë rritur po ashtu. Gjatë bllokimit, rreth 36% e fëmijëve kaluan më shumë kohë duke parë televizor, duke luajtur videolojëra ose duke përdorur mediat sociale. (Elona)