Xi uron universitetin për nisjen e satelitëve "Macao Science 1"
2023-05-24 19:11:42

CFP

CFP

Presidenti kinez Xi Jinping uroi të martën stafin dhe studentët e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Makaos (USTM) për nisjen e satelitëve të eksplorimit hapësinor "Macao Science 1".

Xi i shprehu urimet e tij dhe inkurajimin në një letër përgjigjeje për përfaqësuesit e stafit dhe studentëve që morën pjesë në kërkimin dhe zhvillimin e projektit.

Satelitët "Macao Science 1" janë satelitët e parë shkencorë hapësinorë të zhvilluar së bashku nga Kina kontinentale dhe Makaoja. Ata janë përdorur kryesisht për zbulimin dhe studimin e fushës magnetike të Tokës dhe u lëshuan me sukses më 21 maj nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Jiuquan të Kinës Veriperëndimore.

18 studentë dhe anëtarë të stafit të USTM-së, që morën pjesë në zhvillimin e satelitëve, i shkruan një letër presidentit Xi për t'i njoftuar lajmin e mirë të lëshimit të suksesshëm të satelitëve dhe për t'i shprehur ndjenjat e tyre mbi pjesëmarrjen në zhvillimin e satelitëve, duke shfaqur dëshirën dhe vendosmërinë e tyre për të marrë pjesë aktivisht në zhvillimin kërkimor-shkencor të pjesës kontinentale të Kinës.

CFP

CFP

Në vitet e fundit, Makaoja ka thelluar bashkëpunimin shkencor e teknologjik me pjesën kontinentale në sektorin e hapësirës ajrore e fusha të tjera dhe ka arritur rezultatet premtuese, tha Xi.

Kthimi i Kinës në një vend gjigant të shkencës e teknologjisë dhe promovimi i modernizimit kinez ofrojnë hapësirë më të gjerë zhvillimi për universitetet e Makaos dhe punonjësit tekniko-shkencorë të Makaos, shtoi ai.