Marrëveshja e RCEP pritet të përshpejtojë rritjen ekonomike rajonale
2023-05-24 14:56:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekspertët pjesëmarrës në një forum të Partneritetit Gjithëpërfshirës Ekonomik Rajonal (RCEP) thonë se zbatimi i marrëveshjes pritet të injektojë nxitje të re në rritjen ekonomike rajonale dhe të ruajë sigurinë dhe stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit mes sfidave në rritje dhe pasigurive të jashtme.

Zhu Guangyao, ish-zëvendësministri i Financave i Kinës, tha se marrëveshja ka krijuar një mjedis më të mirë biznesi dhe një rrjet të përmirësuar rajonal të prodhimit, duke ulur kostot e transaksionit dhe duke rritur ndërlidhjen në rajonin e RCEP.

Zhu bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të forcuar komunikimin midis vendeve anëtare të RCEP, për t'i dhënë një fuqi të plotë rolit të bllokut në promovimin e liberalizimit dhe lehtësimit të investimeve dhe tregtisë, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin për tregtinë në shërbimet që janë kyçe në industrinë globale dhe zinxhirët e vlerës.

“Zbatimi i RCEP është i një rëndësie jetike në promovimin e një raundi të ri hapjeje të nivelit të lartë, krijimin e një sistemi të sigurt të zinxhirit të furnizimit rajonal dhe ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit të Azi-Paqësorit”,- tha Wang Xiaohong, zëvendësdrejtor i Departamentit të Informacionit në Qendrën për Shkëmbimet Ekonomike Ndërkombëtare në Kinë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Marrëveshja do të forcojë fluksin ndërkufitar të mallrave, shërbimeve, teknologjisë, talentit, kapitalit dhe burimeve të të dhënave të shteteve anëtare, do të stimulojë vitalitetin e tregut të rajonit dhe do të forcojë integrimin e thellë të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit midis ekonomive të RCEP. Kjo është një marrëveshje shumëpalëshe shumë përfshirëse, me cilësi të lartë dhe fituese”, tha Wang

Sipas tij, duhet të bëhen gjithashtu më shumë përpjekje për të zgjeruar hapjen institucionale për sa i përket rregulloreve, menaxhimit dhe standardeve, për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në ekonominë digjitale, për të nxitur zhvillimin e tregtisë digjitale dhe për të çliruar plotësisht përfitimet e RCEP-së.

Marrëveshja RCEP, e cila hyri në fuqi më 1 janar të vitit të kaluar, mbulon 15 ekonomi të Azi-Paqësorit: Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Zelandën e Re dhe 10 shtete anëtare të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore. Ajo ka krijuar bllokun më të madh në botë të tregtisë së lirë duke promovuar integrimin ekonomik rajonal përmes koncesioneve tarifore dhe masave të tjera të liberalizimit dhe lehtësimit të tregtisë dhe investimeve.

Rajoni RCEP mbulon një treg prej rreth 2.2 miliardë personash, ose gati 30 për qind të popullsisë së botës, me një PBB të kombinuar prej 26.2 trilionë dollarë, ose rreth 30 për qind të PBB-së globale, që përbën gati 28 për qind të tregtisë globale.

Guo Yanjun, drejtor i Institutit të Studimeve Aziatike në Universitetin e Punëve të Jashtme të Kinës, tha se është shumë e nevojshme të krijohet blloku më i madh në botë i tregtisë së lirë, i cili ka shfaqur vendosmërinë e fortë të Kinës për të çuar përpara hapjen e nivelit të lartë dhe për të promovuar zhvillimin global.

Tregtia midis vendeve të RCEP ka regjistruar rritje të shpejtë. Sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, importet dhe eksportet e Kinës me 14 vendet e tjera të RCEP arritën në 12.95 trilionë juanë (1.8 trilionë dollarë) vitin e kaluar, një rritje prej 7.5 për qind në bazë vjetore, duke përbërë 30.8 për qind të totalit të tregtisë së saj të jashtme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Chang Ka Mun, drejtor menaxhues i “Li& Fung Development” në Kinë, dhe këshilltar i lartë në qendrën kërkimore “Li & Fung”, theksoi rëndësinë e RCEP në nxitjen e rritjes ekonomike rajonale dhe globale, duke thënë se marrëveshja do të jetë një instrument shumë i rëndësishëm për Azinë për të integruar zinxhirin e furnizimit dhe për të ofruar mundësi për vendet më pak të zhvilluara për të përshpejtuar industrializimin e tyre.

Chang vuri në dukje se Kina ka hapur tashmë sektorin e saj të shërbimeve në një masë shumë të madhe në rajonin e RCEP-së, duke përfshirë industrinë e aviacionit dhe menaxhimit të konsulencës.

Xu Ningning, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Biznesit Kinë-ASEAN, kryetar i Komitetit të Bashkëpunimit të Industrisë RCEP dhe eksperti kryesor kinez për biznesin Kinë-ASEAN, tha se Kina dhe vendet e ASEAN-it duhet të bëjnë një përpjekje të madhe për të forcuar bashkëpunimin industrial, për të optimizuar paraqitjet industriale rajonale dhe për të realizuar shpërndarje më efektive të burimeve.