Çmimet e prodhimeve bujqësore në Kinë shënojnë rënie
2023-05-24 15:38:58

Foto nga VCG

Çmimet e shitjes me shumicë të prodhimeve bujqësore të Kinës shënuan rënie në javën nga 12 në 18 maj, treguan të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe, indeksi i çmimeve të shitjes me shumicë të produkteve bujqësore kineze arriti në 123.51, duke rënë 1.02 pikë nga një javë më parë dhe duke u ulur me 1.53 pikë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, citon “Xinhua”.

Çmimi mesatar i mishit të derrit ra 0.7 për qind në bazë javore në 19.43 juanë (rreth 2.76 dollarë amerikanë) për kg. Shifra ishte 4.1 për qind më e ulët në bazë vjetore.

Çmimi mesatar i shitjes me shumicë i 19 llojeve kryesore të perimeve të gjurmuara nga qeveria ra me 2 për qind, ndërsa ai për gjashtë lloje kryesore të frutave u rrit 2.1 për qind në bazë javore, zbuluan të dhënat.

Indeksi i çmimeve me shumicë është përpiluar në bazë të të dhënave nga mbi 200 tregje bujqësore me shumicë. Ai përditësohet çdo ditë bazuar në mesataren e ponderuar të indekseve të çmimeve për mallrat, duke përfshirë perimet, frutat, produktet ujore dhe produktet blegtorale. (Elona)