Lojërat olimpike “Paris 2024”, Franca nis përgatitjet 14 muaj para!
2023-05-24 21:34:48

CFP

CFP

Lojërat olimpike “Paris 2024”, Franca nis përgatitjet 14 muaj para! Shqetësuese sulmet terratiste dhe dronët

Edhe pse duhen më shumë se 14 muaj për zhvillimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024” Franca ka nisur nga përgatitjet. Qeveria e Francës, presidenti i komitetit organizativ për Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe kryetari i bashkisë së Parisit nënshkruan një protokoll sigurie prej 11 faqesh për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së hapjes dhe zhvillimit të lojërave olimpike.

Në planin e sigurisë përfshihen masat ndaj kërcënimeve kundër terrorizmit, sulmet me dron dhe rreziqe të tjera. Këtë herë siguria nuk do të jetë vetëm në stadiume, por edhe në ambientet që janë caktuar për publikun për t’i ndjekur lojërat përgjatë lumit Sena apo në vende të ndryshme të kryeqytetit.

Atletët do të parakalojnë nga lindja në perëndim përgjatë lumit me 91 varka. E gjithë ngjarja, duke përfshirë paradën në lumin Sena dhe pastaj ecjen në këmbët drejt Kullës Eifel, ku dhe do të ndizet flaka olimpike do të jetë një shfaqje artistike dhe muzikore por edhe një sfidë e jashtëzakonshme për sigurinë.

“Kur Franca organizon Lojërat, hera e fundit ishte 100 vjet më parë,  e bën këtë me ambicie. Është një sfidë të organizosh një ceremoni me këto kushte, por, përsëri, është audienca më e madhe që Franca do të ketë pasur ndonjëherë, vitrina më e bukur. Përgjegjësia jonë është të krijojmë ëndrra, të tregojmë se sa i pabesueshëm është ky vend”, tha presidenti i komitetit organizativ Tony Estanguet.

Në ruajtjen e sigurisë dhe mbarëvajtjen e ceremonisë do angazhohen 35,000 policë, operacioni më i madh i sigurisë që efektivët e Parisit kanë zhvilluar ndonjëherë.

Shqetësim për ministrin e Brendshëm francez Gerald Darmanin mbeten sulmet terroriste dhe dronët me bomba.

“Një shqetësim akut pas sulmeve të shumta nga grupi i Shtetit Islamik që vranë 147 njerëz në Paris dhe rrethinat e tij në 2015 është se shfaqja mund të jetë një objektiv për terrorizmin. Shqetësuese janë edhe dronët që mbajnë bomba. Është një kërcënim krejtësisht i ri,” tha ai.

Lojërat olimpike “Paris 2024” do të nis më 26 korrik 2024 dhe do të përfundojë më 11 gusht 2024.

/rtsh.al/