Komisioni Evropian rrit parashikimin e tij të rritjes ekonomike për Spanjën
2023-05-24 15:41:48

Foto nga VCG

Bazuar në performancën ekonomike më të mirë sesa pritej të Spanjës në tremujorin e parë, Komisioni Evropian rriti parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Spanjës në 2023-shin në 1.9 për qind, nga një parashikim prej 1.4 për qind në dhjetor.

Sipas rishikimit, Spanja pritet të rritet më së shumti në vitin 2023 ndër katër ekonomitë kryesore të BE-së, pasi parashikimi për Italinë është 1.2 për qind, Francën 0.7 për qind dhe Gjermaninë 0.2 për qind, ndërsa mesatarja për rajonin e BE-së do të jetë 1.1 për qind, bën të ditur “Xinhua”.

Javier Diaz-Gimenez, profesor i ekonomisë në Shkollën e Biznesit IESE me bazë në Barcelonë, e cilësoi shifrën si një numër madhështor, duke thënë se parashikimi pasqyron realitetin e një tremujori të parë që shkoi shumë mirë. Vazhdimi i shpenzimeve të larta të konsumatorit si pasojë e pandemisë, rritja e të ardhurave turistike dhe një treg relativisht i gjallë i punës kontribuuan së bashku në performancën më të mirë, tha Diaz-Gimenez për “Xinhua”.

“Nëse supozojmë se PBB-ja spanjolle vazhdon të rritet me këtë ritëm, mund të flasim për më shumë se 1.9 për qind”,- tha ai, duke shtuar ky është një lajm i mirë në këto rrethana të paqëndrueshme dhe komplekse. Megjithatë, profesori paralajmëroi edhe për pasiguritë e situatës dhe ndryshimeve të jashtme ekonomike dhe politike.

“Për momentin, askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë me konfliktin në Ukrainë apo nëse do të ketë më shumë probleme me bankat, apo ndonjë problem tjetër si ky”, - shtoi ai. (Elona)