CMG-ja: Farsa amerikane për Tajvanin vazhdon dhe dështon çdo vit
2023-05-24 14:59:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Siç pritej, Asambleja e 76-të Botërore e Shëndetësisë nuk ka pranuar që të përfshihet projekti i paraqitur nga ndonjë vend për “ta ftuar Tajvanin të marrë pjesë si vëzhgues”. Deri tani, orvatjet e ShBA-së për mbështetjen e pjesëmarrjes së Tajvanit në këtë asamble kanë dështuar shtatë herë radhas. Kjo tregon plotësisht që parimi i "Një Kine" është prirja kryesore e kohës dhe mbështetet nga popujt. Farsa e ShBA-së për pjesëmarrjen e Tajvanit gjen vetëm zëra kundërshtimi nga komuniteti ndërkombëtar, thuhet në një koment të CMG-së.

 

Këtë ShBA-ja e ka të qartë. Shkaku kryesor është që projekti i paraqitur nga ShBA-ja është kundër rregullave ndërkombëtare, posaçërisht parimit të "Një Kine" të konfirmuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe Asambleja Botërore e Shëndetësisë. Sipas rezolutës nr. 2758 të OKB-së dhe rezolutës nr.25.1 të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, pjesëmarrja e Tajvanit në aktivitetet e organizatave ndërkombëtare si Asambleja Botërore e Shëndetësisë, duhet të trajtohet mbështetur në parimin e "Një Kine".

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga viti 2009 deri më 2016, rajoni i Tajvanit i Kinës, me emrin “Tajpei Kinez”, ka marrë pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë si vëzhgues, çka ishte bazuar në Konsensusin e vitit 1992, që mishëron mbështetjen e parimit të "Një Kine" nga të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit. Mirëpo, qysh nga viti 2016, kur mori pushtetin, Partia Demokratike Progresive e Tajvanit (DDP) ka refuzuar të njohë Konsensusin e vitit 1992 dhe ka ngulur këmbë për “pavarësinë e Tajvanit”. Kështu, nuk ekziston më baza politike e pjesëmarrjes së Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë. Është pikërisht DDP-ja që ka shkatërruar statusin e vëzhguesit në këtë asamble.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vit pas viti, farsa amerikane ka pësuar humbje të hidhur, por përse ShBA-ja vazhdon të bëjë të njëjtën gjë? Analistët vënë në dukje që kjo është orvatja e zakonshme e ShBA-së, që synon të zgjerojë hapësirën ndërkombëtare për Tajvanin, të ndërkombëtarizojë çështjen e Tajvanit dhe të krijojë “një Kinë, një Tajvan” në arenën ndërkombëtare, me qëllim që të sfidojë konsensusin ndërkombëtar. Krahas kësaj, ky është një biznes, pasi rajoni i Tajvanit çdo vit dhuron fonde kolosale për politikanët amerikanë, me dëshirën për ndonjë "kthim nderi". Prandaj, çdo vit mbështetja ndaj Tajvanit për në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë është biznesi i disa personave në ShBA dhe rezultati nuk ka rëndësi, sepse në tabelën e shahut të ShBA-së, Tajvani është vetëm një gur shahu, e mbyll komentin CMG-ja.