Kina regjistron mbi 5 milionë biznese të reja me vetëpunësim në tremujorin e parë
2023-05-24 15:02:15

Foto nga VCG

Një total prej 5.03 milionë biznesesh me vetëpunësim u krijuan rishtazi në Kinë në tremujorin e parë 2023, 14.3 për qind më shumë në bazë vjetore, njoftoi rregullatori kryesor i tregut në Kinë.

Sipas Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut, në fund të tremujorit të parë, bizneset me vetëpunësim të regjistruara në vend kishin arritur në 116 milionë, duke përbërë dy të tretat e totalit të njësive të biznesit në Kinë, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas rregullatorit, bizneset e reja me vetëpunësim në sektorët e kulturës, sportit dhe argëtimit shënuan rritjen më të shpejtë në bazë vjetore prej 39 për qind në tremujorin e parë.

Administrata bëri të ditur se do të marrë masa efektive për të nxitur zhvillimin cilësor të bizneseve. (Elona)