Mbahet në Pekin forumi mbi zhvillimin e Tibetit
2023-05-24 15:16:51

Foto nga VCG

Një forum mbi zhvillimin e Tibetit u mbajt të martën në Pekin për të bashkuar urtësinë për zhvillimin e vazhdueshëm të rajonit autonom në Kinën jugperëndimore.

Forumi njëditor, i organizuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror dhe qeveria rajonale e Tibetit, bëri bashkë zyrtarë, ekspertë në fusha të ndryshme dhe përfaqësues të ndërmarrjeve dhe organizatave mediatike nga brenda dhe jashtë vendit.

Forumi u fokusua në kapitullin e ri të Tibetit në zhvillimin me cilësi të lartë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, bën të ditur “Xinhua”.

Pesë nënforume diskutuan mbi demokracinë popullore të Kinës, zhvillimin me cilësi të lartë dhe kulturën dhe qytetërimin ekologjik të Tibetit.

Colin Mackerras, që ka marrë Çmimin e Miqësisë së Qeverisë Kineze dhe Urdhrit të Australisë, lavdëroi zhvillimin e Tibetit gjatë dekadave të fundit, duke përmendur përvojën e tij të fituar gjatë vizitave në Tibet. Ai tha se Tibeti ka eliminuar varfërinë absolute dhe infrastruktura dhe standardet e tij të jetesës janë përmirësuar në mënyrë dramatike. (Elona)