Nis dorëzimi për shfrytëzim dhe testimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung
2023-05-24 11:31:38

Foto nga VCG

Dorëzimi për shfrytëzim dhe testimi i hekurudhës me shpejtësi të lartë Xhakartë-Bandung filloi të hënën, duke shënuar një moment të rëndësishëm në ndërtimin e kësaj vepre hekurudhore.

Provat kryen përpara hapjes së një hekurudhe me shpejtësi të lartë për të siguruar funksionimin e sigurt dhe të lirshëm të sistemeve të trenit.

Duke kryer testim dinamik me një tren inspektimi të gjithanshëm në hekurudhën e sapondërtuar me shpejtësi të lartë, testohet dhe verifikohet shfrytëzimi i sistemeve të ndryshme, si binarët, furnizimi me energji, komunikimi, sinjalizmi dhe mbikëqyrja e paralajmërimit të hershëm.

Të gjitha punët e inxhinierisë së ndërtimit, të tilla si superstruktura, urat dhe tunelet, kanë përfunduar. Përgatitjet për funksionimin po kryhen në mënyrë të rregullt.

Pas përfundimit të dorëzimit për shfrytëzim dhe testimit të përbashkët, do të kryhen prova të mëtejshme funksionimi dhe vlerësimi të sigurisë përpara nisjes zyrtare të qarkullimit të trenave.

Linja e shpejtësisë së lartë, një projekt i rëndësishëm në kuadrin e nismës "Një brez, një rrugë" të propozuar nga Kina, lidh kryeqytetin e Indonezisë Xhakartë me një qytet tjetër të madh, Bandungun.

Me një shpejtësi të projektuar prej 350 kilometrash në orë, hekurudha 142.3 kilometra e gjatë do ta shkurtojë udhëtimin ndërmjet Xhakartës dhe Bandungut nga mbi tre orë në rreth 40 minuta.