Xhaçka takon Varhelyin: Shqipëria do të vazhdojë reformat për në BE
2023-05-24 11:21:10

Foto nga RTSH

Integrimi evropian i Shqipërisë ishte në vëmendje të takimit në Bruksel mes ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe komisionerit evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Diskutim shumë inkurajues me komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE-së. Mirënjohje për mbështetjen e tij dhe të Komisionit gjatë gjithë këtij procesi”, - shkroi ministrja Xhaçka në rrjetet sociale.

Kryediplomatja shqiptare u shpreh se e siguroi eurokomisionerin Varhelyi se puna e mirë e Shqipërisë për reformat në BE do të vazhdojë intensivisht.

Ministrja Xhaçka mori pjesë të hënën në takimin informal të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Këshillit të Çështjeve me Jashtë të BE-së, në Bruksel. (Elona)