Bullgari, dështon përpjekja e parë për të formuar qeverinë e re
2023-05-24 15:18:58

Foto nga VCG

Përpjekja e parë për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të 2 prillit në Bullgari ka dështuar. Agjencia shtetërore e lajmeve “BTA” raportoi se kryeministrja e përcaktuar për të formuar qeverinë e re nga koalicioni GERB-UDF-së, Mariya Gabriel, ia ktheu mandatin presidentit Rumen Radev, bën të ditur “ATSH”.

Gabriel tha se ajo po e kthen dosjen e mandatit bosh, sepse siç tha ajo, blloku GERB-UDF dhe ajo nuk do të lejojë përfshirjen e emrave të njerëzve përmes marrëveshjeve prapa skenave në vend të bisedave të hapura dhe të qarta të bazuara në parime dhe përgjegjësi.

Radev, nga ana e tij, tha se kur të dështojë mandatari i parë, mandatari tjetër do të jetë edhe më i vështirë dhe mund të sjellë kompromise. Ai përsëriti thirrjen e tij drejtuar partive në Parlament që mos të vonojnë miratimin e buxhetit të këtij viti dhe të projektligjeve të rëndësishme.

Javën e kaluar, koalicioni i formuar nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe Vazrazhdane (Rilindja) njoftuan se nuk do të mbështesnin një qeveri të GERB-it në mandatin e parë.

Vetëm Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e mbështetur kryesisht nga pakica turke e vendit, shprehu gatishmërinë për të mbështetur draft-listën e kabinetit të Mariya Gabriel-it. (Elona)