Rama: Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me Greqinë fqinje
2023-05-24 15:22:31


Foto nga ATSH

Me moton “Shqipëria mikpret botën”, Javët Kulturore Ndërkombëtare nisin me aktivitetet kulturore të Greqisë.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se është kënaqësi nisja e Javëve Kulturore Ndërkombëtare me Greqinë fqinje, e cila është përkundur në djepin e një tradite të madhe.

Ndryshe nga viti i kaluar, kur pjesëmarrës ishin 18 shtete, këtë vit shtohen për herë të parë Holanda, Mali i Zi dhe Azerbajxhani.

E konceptuar si një mozaik aktivitetesh kulturore, çdo javë do t’i dedikohet një shteti, ku në fokus do të jenë promovimi i vlerave dhe shkëmbimi i eksperiencave, shkruan “ATSH”.

Nëpërmjet këtij organizimi synohet njohja dhe forcimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Mbi 700 artistë do të bëhen pjesë e programit, mes të cilëve emra të njohur të arenës ndërkombëtare.

Edicioni i dytë i këtij viti përfundon më 30 nëntor 2023. (Elona)