Ekspedita kineze arrin në majën më të lartë të botës për kërkime shkencore
2023-05-23 16:02:28

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Një ekip ekspedite kineze arriti në majën e malit Qomolangma (Everest) të martën, ku do të kryejë kërkime shkencore mbi "çatinë e botës".

Anëtarët e ekspeditës u nisën nga i ashtuquajturi "kamp i sulmit" në një lartësi prej 8 300 metra në orën 3 të mëngjesit të së martës dhe arritën në stacionin meteorologjik më të lartë në botë në 8 830 metra, pas tetë orësh ngjitjeje të vështirë.

foto/CCTV

foto/CCTV

Pas vendosjes së litarëve të çelikut, zëvendësimit të baterive dhe instalimit të sensorëve të shpejtësisë dhe drejtimit të erës, ata përfunduan rregullimet në stacionin meteorologjik.

Ata pastaj u ngjitën në majën 8 848.86 metra për të mbledhur kampione akulli dhe bore, të cilat do të përdoren për studimin e ndotësve të ajrit, veçanërisht atyre të rinj.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Ekspedita në malin Qomolangma për vitin 2023 është pjesë e ekspeditës së dytë të përgjithshme shkencore në rrafshnaltën Qinghai-Tibet të nisur në vitin 2017. Që nga fundi i prillit, gjithsej 170 shkencëtarë kanë kryer kërkime mbi ujin, ekologjinë dhe veprimtaritë njerëzore rreth rajonit të malit Qomolangma. (Artan)