
foto/VCG
Xi Jinping-u, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetar i shtetit, kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak dhe drejtor i Komisionit Qendror të Auditimit, kryesoi mbledhjen e parë të Komisionit të 20-të Qendror të Auditimit pasditen e së martës. Xi mbajti një fjalim të rëndësishëm në këtë mbledhje, duke theksuar se, në rrugëtimin e ri të ndërtimit të një vendi të fortë dhe rilindjes kombëtare, auditimi ka një mision të rëndësishëm. Ai duhet të bazohet në pozicionimin e mbikëqyrjes ekonomike, të fokusohet në bizneset kryesore dhe të luajë më mirë rolin e vet unik në promovimin e vetërevolucionarizimit të partisë. “Për të bërë një punë të mirë në Komisionin e ri Qendror të Auditimit, duhet t'u përmbahemi udhëzimeve të socializmit me karakteristika kineze në epokën e re, të studiojmë dhe zbatojmë plotësisht frymën e Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së, të zbatojmë në mënyrë të saktë dhe gjithëpërfshirëse konceptin e ri të zhvillimit, të fokusohemi në çështjet e përgjithshme, afatgjata e strategjike, të forcojë planifikimin strategjik dhe dizajnin e nivelit të lartë në fushën e auditimit, të promovojmë më tej zhvillimin me cilësi të lartë të punës së auditimit në epokën e re dhe të sigurojmë punën e përgjithshme të partisë dhe të shtetit me shërbime të fuqishme e efektive të mbikëqyrjes së auditimit,” u shpreh Xi. (Fang Xiaoyu/Artan)
