Gjiknuri në Azerbajxhan: Shqipëria, i vetmi vend në botë që prodhon 100% energji të rinovueshme
2023-05-23 09:58:34

Foto nga ATSH

Ish-ministri shqiptar i Energjisë dhe Infrastrukturës, deputeti socialist Damian Gjiknuri mori pjesë në konferencën e organizuar në Azerbajxhan, mbi rolin e Parlamenteve në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit përmes ekonomisë së gjelbër, lidhjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, njofton “ATSH”.

Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend në botë që prodhon 100% energji të rinovueshme. Sipas tij, kjo është arritur falë hidroenergjisë, shtimit të kapaciteteve të energjisë diellore dhe së fundi edhe atë të erës.

Gjiknuri tha se këto shkaktojnë një efekt pozitiv për ekonominë e gjelbër.

Lidhur me sigurinë dhe stabilitetin, ai theksoi se, është domosdoshmëri vijimi i një axhende të përbashkët drejt një të ardhmeje më të sigurt për Evropën dhe botën. (Fatosi)