Kamboxhia kremton 10-vjetorin e nismës “Një brez, një rrugë”
2023-05-23 10:19:38

Foto nga VCG

Kamboxhia kremtoi 10-vjetorin e nismës “Një brez, një rrugë” (BRI) të propozuar nga Kina, duke theksuar kontributin e saj të madh në zhvillimin socio-ekonomik të vendit dhe reduktimin e varfërisë, njofton “Xinhua”.

Kryeministri kamboxhian, Samdech Techo Hun Sen, dhe ambasadori kinez në Kamboxhia, Wang Wentian, morën pjesë në ceremoninë e rastit, që u mbajt në Zonën e Posaçme Ekonomike Sihanoukville (SSEZ), një projekt kryesor i “Një brez, një rrugë”.

Nën “Një brez, një rrugë”, në Kamboxhia janë realizuar shumë projekte, duke përfshirë rrugët, urat, portet, termocentralet, rrugët e shpejta, zonat e veçanta ekonomike, aeroportet dhe stadiumet.

“Një brez, një rrugë”, që përbëhet nga Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga Detare e Mëndafshit e shekullit të 21-të, u propozua nga Kina në vitin 2013 me qëllim të ndërtimit të rrjeteve tregtare dhe infrastrukturore që lidhin Azinë me Evropën dhe Afrikën mbi dhe përtej rrugëve të lashta tregtare të Rrugës së Mëndafshit.

Gjatë dekadës së fundit, 151 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar dokumente nën kuadrin e “Një brez, një rrugë”. (Fatosi)