Në rezervatin Qomolangma ka mbi 100 leopardë dëbore
2023-05-23 13:39:20

Foto nga VCG

Numri i leopardëve të dëborës në rezervatin e malit Qomolangma, në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore, vlerësohet të jetë mbi 100, bëhet e ditur nga të dhënat paraprake të Zyrës rajonale të Pylltarisë dhe Kullotave, citon “Xinhua”.

Rezervati Kombëtar Natyror Qomolangma ka një thesar të biodiversitetit dhe leopardi i borës është ndër speciet kryesore të tij. Nën mbrojtjen e klasit të parë të shtetit, leopardët e dëborës zakonisht jetojnë në male midis 2500 metra dhe 5000 metra të larta dhe mund t'i rezistojnë temperaturave deri në minus 40 gradë Celsius.

Zyra rajonale e Pylltarisë dhe Kullotave dhe organizatat jofitimprurëse nisën një projekt në vitin 2013 për të kryer monitorimin e habitatit dhe hetimin e popullsisë së kafshëve në zonën e malit Qomolangma. Sipërfaqja totale e monitoruar i ka kaluar 3000 km katrorë gjatë një dekade.

Me zbatimin e ligjit për ruajtjen ekologjike në pllajën Qinghai-Tibet, synohet forcimi i patrullimeve dhe mbrojtja e kafshëve të egra në zonën e malit Qomolangma. (Fatosi)