Kina vazhdon të rrisë pensionin bazë
2023-05-23 14:08:11

Foto nga VCG

Kina njoftoi të hënën se do të rrisë pensionin bazë në vitin 2023, duke shënuar rritjen e 19-të radhazi vjetore, njofton “Xinhua”.

Pagesa mesatare mujore për pensionistët e sipërmarrjeve, agjencive qeveritare dhe institucioneve publike pritet të rritet me 3.8 për qind nga niveli i vitit 2022, sipas një qarkoreje të lëshuar bashkërisht nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore dhe Ministria e Financave.

Vitin e kaluar, Kina rriti pensionet bazë me 4 për qind nga niveli i një viti më parë.

Kina e ka vendosur kujdesin për të moshuarit në krye të axhendës së saj pasi po përballet me një popullsi të plakur.

Të dhënat zyrtare treguan se deri në fund të vitit 2022, numri i shtetasve kinezë të moshës 60 vjeç e lart kishte tejkaluar 280 milionë, duke përbërë 19.8 për qind të popullsisë totale të vendit.

Vendi ka publikuar së fundi një sërë udhëzimesh për të lehtësuar ndërtimin e një sistemi bazë të kujdesit për të moshuarit, mes përpjekjeve për të ndjekur një strategji kombëtare proaktive lidhur me plakjen e popullsisë dhe për të siguruar akses të barabartë në shërbimet publike. (Fatosi)