U inaugurua zyrtarisht në Kamboxhia fabrika e gomave të makinave me investim kinez
2023-05-23 14:01:39

Foto nga Xinhua

Një fabrikë gomash e investuar nga Kina në Zonën e Posaçme Ekonomike Sihanoukville (SSEZ) të Kamboxhias nisi zyrtarisht funksionimin e saj të hënën.

Fabrika e “General Tire Technology” (Kamboxhia) prej 300 milionë dollarësh, e pozicionuar në provincën bregdetare të Preah Sihanouk, është një degë e prodhuesit kinez të gomave “Jiangsu General Science Technology”.

Kryeministri kamboxhian, Samdech Techo Hun Sen, dhe ambasadori kinez në Kamboxhia, Wang Wentian, prenë shiritin e inaugurimit të fabrikës, në kuadër dhe të kremtimeve të 10-vjetorit të nismës së Kinës “Një brez, një rrugë” (BRI) në SSEZ.

Hun Sen tha se fabrika e gomave është një tjetër fryt i bashkëpunimit midis Kamboxhias dhe Kinës nën “Një brez, një rrugë”, duke shtuar se fabrika do të luajë një rol të rëndësishëm në përpunimin e gomave lokale.

Gu Cui, drejtori i “Jiangsu General Science Technology” deklaroi se produktet do të eksportohen kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Brazil. (Fatosi)