Shkencëtarët theksojnë bashkëpunimin në Forumin Shkencor të Zonës së Madhe të Gjirit
2023-05-23 10:17:17

Foto nga VCG

Shkencëtarët kërkuan rritje të bashkëpunimeve të teknologjisë shkencore në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao (GBA) dhe në të gjithë globin, për të adresuar sfidat e përbashkëta nga ndryshimi i klimës te plakja e popullsisë, në Forumin shkencor të Zonës së Madhe të Gjirit, i zhvilluar në Guangzhou, kryeqendra e provincës Guangdong të Kinës jugore, njofton “Xinhua”.

Në këtë event marrin pjesë rreth 100 akademikë dhe ekspertë kryesorë nga Kina dhe nga vende të tjera.

Kina ka planifikuar të ndërtojë një qendër globale inovacioni dhe teknologjie në GBA, ku ndodhen shumë gjigantë të teknologjisë dhe bizneseve fillestare, si dhe një grup në rritje i objekteve shkencore dhe universiteteve.

Forumi, i cili zhvillohet në qytetet e Guangdong, duke përfshirë Guangzhou, Shenzhen dhe Foshan, do të ketë 15 nënforume, me fokus në shkencën detare, nanoshkencën, prodhimin e avancuar dhe inteligjencën artificiale. (Fatosi)