Kina shpreson se ShBA-ja do të zbatojë politika të përgjegjshme monetare
2023-05-23 19:55:58

foto/MPJ

foto/MPJ

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh në një konferencë shtypi të martën se pala kineze shpreson që pala amerikane do të ndjekë politika të përgjegjshme financiare e monetare, nuk do t’ia kalojë botës rreziqet e ShBA-së dhe nuk do të dëmtojë interesat e botës për të mbrojtur interesat e vet. 

foto/VCG

foto/VCG

Sipas njoftimeve, sekretarja e Thesarit e ShBA-së Janet Yellen deklaroi në një letër të fundit për liderët e Kongresit të ShBA-së se, nëse Kongresi nuk arrin të rrisë ose të pezullojë kufirin e sipërm të borxhit përpara 1 qershorit, Departamenti amerikan i Thesarit nuk do të jetë në gjendje të mbështesë faturat e qeverisë. 

Zëdhënësja Mao Ning vuri në dukje se çështja e tavanit të borxhit kombëtar amerikan është një punë e brendshme e ShBA-së, por si ekonomia më e madhe në botë, situata në ShBA dhe zgjedhjet e politikave prej saj kanë efekt të rëndësishëm përçues në ekonominë botërore. 

foto/VCG

foto/VCG

Pala kineze shpreson se pala amerikane do të zbatojë politika të përgjegjshme financiare dhe monetare, nuk do t’ia kalojë botës rreziqet e veta dhe nuk do të dëmtojë interesat e botës për të mbrojtur interesat e vet.  (Fang Xiaoyu/Artan)