FSHF teston 126 futbollistë me origjinë shqiptare në SHBA
2023-05-23 12:12:06
Foto nga ATSH
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi për herë të parë një seleksionim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u testuan 126 futbollistë të lindur ndër vitet 2005-2009, njofton “ATSH”.
Testimet u zhvilluan në datat 20 dhe 21 maj 2023 në zonën e Nju Xhersit.
Në dy ditë janë testuar të gjithë lojtarët përmes seancave stërvitore dhe ndeshjeve të kontrollit.
Përshtypjet e stafit për vlerat dhe përkushtimin e lojtarëve kanë qenë mjaft pozitive.
FSHF-ja ka evidentuar futbollistë që premtojnë për të ardhmen e do të mbahen në monitorim të vazhdueshëm. (Fatosi)
Lajmet Kryesore