Mbi 11 miliardë dollarë marrëveshje të nënshkruara në Kongresin Botëror të Inteligjencës në Kinën veriore
2023-05-23 09:57:15

Foto nga VCG

Kongresi i 7-të Botëror i Inteligjencës (WIC), një event i madh i inteligjencës artificiale (AI), u mbajt nga 18 deri më 21 maj në qytetin verior kinez të Tianjin. Gjatë kësaj ngjarjeje madhështore u nënshkruan 98 projekte me afërsisht 81.5 miliardë juanë (rreth 11.58 miliardë U.S. dollarë) investime.

Sipas organizatorëve, projektet e reja përfshijnë zinxhirët industrialë në fusha të ndryshme si teknologjitë e reja të informacionit, automjetet, biomjekësia, prodhimi i pajisjeve, energjia e re dhe materialet e reja.

Në këtë event morën pjesë mbi 1000 zyrtarë, ekspertë, studiues dhe sipërmarrës nga 51 vende dhe rajone.

Eventi katërditor, me temë “Inteligjenca: Hapësirë e gjerë zhvillimi, nxitës i rritjes së qëndrueshme”, u mbajt në Qendrën Kombëtare të Konventave dhe Ekspozitave (Tianjin) dhe shumë vende të tjera në qytetin port.

Që nga inaugurimi i saj në vitin 2017, ky event ka ofruar një platformë për shkencëtarët, sipërmarrësit dhe ekonomistët nga brenda dhe jashtë vendit për të diskutuar tendencat e teknologjisë inteligjente. (Fatosi)