Ekspozita Kinë-Vendet e EQL-së, thellohet më tej bashkëpunimi dypalësh
2023-05-23 15:45:45

Faqja e parë e sitit zyrtar të ekspozitës Kinë-EQL

Faqja e parë e sitit zyrtar të ekspozitës Kinë-EQL

Nga 16 deri më 20 maj u zhvillua në qytetin Ningbo të Kinës Lindore Ekspozita e 3-të Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore. Ky edicion i kësaj ekspozite pati ekonominë e tregtinë si shtylla kryesore dhe teknologjinë, kulturën e turizmin si fusha nxitëse, duke thelluar dhe stimuluar më tej lidhjet mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore (EQL).

 

Edicioni i sivjetshëm është ekspozita e parë që zhvillohet prej Kinës për vendet europiane pas përmirësimit të masave anti-epidemike lidhur me COVID-19. Ajo është organizuar sipas këshillave nga kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping, i cili në mesazhin e tij të urimit ka vënë në dukje që zhvillimi i kësaj ekspozite është në të mirë të njohjes së produkteve të EQL-së nga konsumatorët kinezë, të përhapjes së produkteve të EQL-së në tregun kinez dhe të përballimit të sfidave pas shpërthimit të pandemisë dhe të mëkëmbjes ekonomike të Kinës dhe vendeve të EQL-së.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Rekord i ri arritjesh


Këtë vit, kjo ekspozitë ka dëshmuar një sërë arritjesh të reja në bashkëpunimin ekonomik, teknologjik e kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të EQL-së.

 

Edicioni i sivjetshëm ka tërhequr 5 mijë produkte të ndryshme nga vendet e EQL-së, 25 % më shumë se në edicionin e kaluar. Për herë të parë, vëllimi i kontratave për importin e mallrave të EQL-së në Kinë arriti mbi 10 miliardë juanë.

 

Në Ekspozitën Kinë-Vendet e EQL-së për vitin 2023 u regjistruan gjithsej 3 mijë ekspozues, 407 ndër të cilët prej vendeve të EQL-së, niveli i kënaqësisë arriti në 98 % dhe 81 % e ekspozuesve nga vendet e EQL-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të ekspozitës.

 

Krahas nivelit rekord në importin e mallrave, edhe numri i blerësve nga Kina dhe vendet e tjera i kaloi për herë të parë 15 mijët, duke përfshirë 2 500 blerës të huaj nga 60 vende e rajone të botës, si ShBA-ja, Rusia e Gjermania. Përveç blerësve të huaj, janë tërhequr edhe mbi 3 mijë blerës nga krahinat e ndryshme të Kinës.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Stimulim për bashkëpunim më të gjerë Kinë-EQL


Falë promovimit dhe mbështetjes aktive, numri i vizitorëve me prani fizike në këtë ekspozitë për herë të parë arriti mbi 100 mijë. Pjesëmarrësit dhe vizitorët në këtë ekspozitë 5-ditore, mund të gjenin mundësi biznesi, të shijonin produktet ushqimore prej vendeve të EQL-së dhe të shikonin pamjet e bukura turistike të këtyre vendeve.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Ekspozitën Kinë-Vendet e EQL-së 2023 u krijua për herë të parë Zona e Ekspozimit për Tregtinë e Shërbimeve, ku u përfshi një ekspozitë e posaçme kulturore-turistike. Në të u tërhoqën 9 institucione profesioniste nga vendet e EQL-së, të cilat, me rastin e hapjes së linjës ajrore Ningbo-Budapest në fund të majit, kanë paraqitur e promovuar produkte dhe itinerare të veçanta. Në zonën kulturore janë ekspozuar produktet kulturore të EQL-së, duke përfshirë produkte artizanale, sende artistike dhe vepra të animuara. Në këtë ekspozitë morën pjesë për herë të parë qendrat kulturore të Hungarisë e Rumanisë dhe numri i vizitorëve me prani fizike arriti në 126 mijë.

 

Përveç ekspozitave tematike, në edicionin e vitit 2023 kishte edhe një ekspozitë mjaft tërheqëse për ndërmarrjet kineze dhe të EQL-së, që ishte Ekspozita e Logjistikës e EQL-së. Kjo është hera e parë që formohet një ekspozitë e posaçme për transportin dhe logjistikën, ku morën pjesë ndërmarrjet logjistike të vendeve të EQL-së, si Polonia, Rumania, Sllovenia dhe Serbia, të cilat kanë ofruar zgjidhje logjistike për lidhjet tregtare mes Kinës dhe vendeve të EQL-së.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryemenaxheri i një kompanie tregtare polake tha që, “me shtimin e udhëtimeve të trenit Yiwu-Xinjiang-Europë dhe me përmirësimin e shërbimeve përkatëse, mallrat tona mund të futen më shpejt dhe më lehtësisht në tregun kinez”.

 

Kryemenaxheri i kompanisë logjistike “Yitongou” të qytetit Yiwu, z. Lin, u shpreh që në vitin 2022, numri i trenave të transportit ndërkombëtar të mallrave në linjën Yiwu-Xinjiang-Europë është rritur në 1 569 dhe “për arsye të qëndrueshmërisë në çmim dhe funksionim, gjithnjë e më shumë klientë kanë dëshirë të çojnë mallrat e tyre në Kinë nëpërmjet linjës hekurudhore Yiwu-Xinjiang-Europë”.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG


Raste dhe e ardhme e përbashkët

 

2023-shi është viti i parë i 10-vjetorit të dytë të bashkëpunimit Kinë-EQL. Me përpjekjet e palëve, posaçërisht me nxitjen e kësaj ekspozite, Kina dhe vendet e EQL-së kanë pasur arritje të pasura në bashkëpunimin dyanësh. Të dhënat e Ministrisë së Tregtisë të Kinës tregojnë se, qysh nga viti 2012, kur u formua mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-EQL, vëllimi i tregtisë dypalëshe është rritur 8.1% në vit dhe importi nga vendet e EQL-së për në Kinë është zgjeruar me 9.2 % në vit.

 

Përfaqësuesja e posaçme e Kinës për bashkëpunimin Kinë-EQL, Jiang Yu, u shpreh që Kina do të zbatojë në mënyrë të vendosur strategjinë e hapjes me përfitime të përbashkëta, do të nxitë në mënyrë të gjithanshme hapjen me nivel të lartë dhe zhvillimin me cilësi të lartë dhe do të vazhdojë të ndajë mundësitë e reja të zhvillimit me vendet e EQL-së.

Ekspozita u hap në Ningbo

Ekspozita u hap në Ningbo 

Zv.ministrja kineze e Tregtisë Guo Tingting bëri të ditur në ekspozitë që në të ardhmen, Kina “do të eksplorojë pikat e reja të rritjes tregtare, do të përmirësojë nivelin e lehtësimit tregtar, do të rinovojë bashkëpunimin në investime dhe do të nxitë më tej ndërlidhjen” me dhe vendet e EQL-së, me synim që të nxitet pandërprerë hapja me nivel të lartë e ekonomisë së 2-të të botës. (Jiang Lei)